“Dumbo”, sukses apo dështim?

  • 29 March 2019 - 09:31
“Dumbo”, sukses apo dështim?

Duke shikuar filmin “Dumbo”, lind pyetja a është caku real i Tim Burtonit vetë “Disney”?

Në filmin e Burtonit nuk ka zezakë që këndojnë se sa të lumtur janë që janë skllevër. Tani do ta shihni një sorrë afrikane-amerikane me emrin Jim. Ky film po ashtu merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Mund ta keni parë një kalë që fluturon, një dragua që fluturon, apo edhe një shtëpi që fluturon. Tani shikoni sesi një elefant, i animuar përmes kompjuterit, me veshë tepër të mëdhenj... përplaset përtokë nga një lartësi tepër e madhe. Kanë filluar kritikat rreth filmit të ri të “Disney”-t, “Dumbo” – të ribërë nga filmi klasik i vitit 1941 – dhe, ato kritika nuk janë të gjitha pozitive, për të mos thënë diçka edhe më të rëndë.

“Ky film transformon një përrallë të ndjeshme dhe të mrekullueshme në një rrëfim rutinë, të ngarkuar me shumë detaje të panevojshme”, thotë “Variety”.

“Ngritet aq sa për ta kaluar pragun pabesueshmërisht tepër të ulët që e ka caktuar vet”, shkruan “IndieWire”. Në këtë gazetë, Peter Bradshaw e quan filmin në fjalë “film të rëndë, jofluturues, me një rrëfim të paqëllimtë”.

Pronat e majme

Nëse vjen deri te dështimi i filmit “Dumbo”, atëherë ky do të jetë dështim i madh i planit madhor të “Disney”-t. Prirja e kohëve të fundit të kësaj kompanie për të bërë blerje të shumta, ka bërë që studiot e tjera të dridhen nga frika. Përgjatë dekadës së fundit, “Disney” ka blerë prona të majme, si “Star Wars”, “Marvel” dhe “Pixar”, duke kulminuar javën e fundit me blerjen e studios rivale “21st Century Fox”, me vlerë 71 miliardë dollarë.

Të njëjtën kohë, “Disney” ka rirregulluar territorin e vet duke bërë versione të reja të klasikëve të tij të animuar, me një përzierje të aksionit ‘live’ dhe pamjeve të gjeneruara me kompjuter. Kjo ka kuptim të madh për “Disney”-n: shumë nga këta filma klasikë ishin të bazuar te përrallat dhe ngjarjet që më nuk kanë të drejta autoriale, gjë që dmth se të tjerët kanë hyrë në këtë territor – psh filmi rival i Andy Serkisit “Mowgli”, ose “Snow White and the Huntsman”, apo versioni i ri i “Pinocchio”-s të cilin Guillermo del Toro është duke e bërë për “Netflix”.

Kjo strategji ka funksionuar deri më tani. Përkundër pritjeve, “The Jungle Book” ishte një hit kritik dhe komercial në vitin 2016; “Beauty and the Beast” ishte filmi i dytë për nga fitimet në vitin 2017 në aspektin global (No 1 ishte “Star Wars: The Last Jedi”, po ashtu nga “Disney”). Dhe, kjo nuk është e tëra: në maj filmi i Guy Ritchie-t “Aladdin”; në korrik “The Lion King”; “Mulan” vjen vitin tjetër dhe ka ende, duke përfshirë edhe “Lady and the Tramp” dhe “The Little Mermaid”.

Por, kohët e fundit gjërat kanë ndeshur në pengesë. Filmat e vitit të kaluar, “Mary Poppins Returns” dhe vazhdimet e “Christopher Robin” nuk është se kanë bërë ndonjë bujë. Edhe më keq kanë kaluar trajlerët për filmin e ri “Aladdin”. Reagimi i përgjithshëm ndaj pamjeve të para të aktorit Will Smith me lëkurë të kaltër dhe ndaj pamjeve të xhinit, të krijuar me kompjuter, ishte: “Hiqni këto pamje neveritëse”! “Disney” është ndier i detyruar që të reagonte, duke thënë se “kemi besim se shikuesit do të bien në dashuri me xhinin dhe me të gjithë personazhet e filmit, kur filmi të dalë në majin e këtij viti”.

Ky film po ashtu merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Përpos që freskojnë filmat e vjetër, ribërja e filmave të “Disney”-t paraqesin gjasa për t’i bërë filmat më të pranueshëm në aspektin ‘politik’. Kjo duket të jetë gjë e mirë, por në lidhje me filmin e ri “Dumbo” del të jetë pjesë e problemit. Në filmin e Burtonit nuk ka zezakë që këndojnë se sa të lumtur janë që janë skllevër. Tani do ta shihni një sorrë afrikane-amerikane me emrin Jim. Ky film po ashtu merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Në filmin origjinal të vitit 1941 ishin kafshët e tjera që i ndihmonin Dumbo-s; kësaj here këtë e bëjnë njerëzit.

Por, më pas, duke shikuar filmin “Dumbo”, lind pyetja a është caku real i Tim Burtonit vet “Disney”. Ngjarja e këtij filmi bazohet te një cirk i vogël familjar, vlera e të cilit zgjon kërshërinë e një konglomerati të madh të argëtimit. Batakçiu kryesor i filmit, personazhi i aktorit Michael Keaton VA Vandevere, është një sipërmarrës që është në kontakt me fëmijën e tij të brendshëm dhe që udhëheqë një park të madh të argëtimit me një botë të së ardhmes.

Burton filloi si një animator i ri për “Disney”-n në fillim të viteve 1980. Ai e bëri filmin e tij të parë atje, por ai, deri vonë, vazhdoi si i pavarur. Tani, sikur edhe shumë të tjerë, ai gjendet nën tendën e madhe të “Disney”-t.

Nëse vjen deri te dështimi i filmit “Dumbo”, atëherë ky do të jetë dështim i madh i planit madhor të “Disney”-t. Prirja e kohëve të fundit të kësaj kompanie për të bërë blerje të shumta, ka bërë që studiot e tjera të dridhen nga frika.

(Kosova Sot)