Tronditem nga mënyra e ashpër me të cilën gjykohen femrat

  • 31 March 2019 - 09:00
Tronditem nga mënyra e ashpër me të cilën gjykohen femrat

Fansat e saj janë mësuar që ta shohin duke u transformuar e tëra në film

“Shpesh ndodh që, nëse do të jesh një femër në një film aksion, të tjerët presin nga ju që të dukeni bukur, të jeni pa kompromise, të jeni e aftë që të gjuani me armë dhe të shpërndani shqelma, por gjatë tërë kësaj kohe ta keni një grim të përkryer, pra një heroinë e veçantë e filmave të aksionit”, thotë aktorja e madhe Nicole Kidman

Aktorja hapet rreth rolit të saj, të ‘policit të mirë, të shndërruar në polic të keq’, rreth punës me Meryl Streep në filmin “Big Little Lies” dhe rreth përgatitjes së terrenit për gjeneratën e ardhshme.

Antiheroinat, falë Zotit, më nuk janë gjë e rrallë – p.sh. “The Bride” te “Kill Bill” ose Lisbeth Salander te “The Girl With The Dragon Tattoo”. Megjithatë, personazhi që luhet nga aktorja Nicole Kidman në trilerin e saj më të ri, “Destroyer”, është diçka krejt tjetër.

“Shpesh ndodhë që, nëse do të jesh një femër në një film aksion, të tjerët presin nga ju që të dukeni bukur, të jeni pa kompromise, të jeni e aftë që të gjuani me armë dhe të shpërndani shqelma, por gjatë tërë kësaj kohe ta keni një grim të përkryer, pra një heroinë e veçantë e filmave të aksionit”, thotë Kidman, me telefon nga Nju Jorku, ku është duke bërë filmin “Undoing” karshi aktorit Hugh Grant.

Transformimi fizik është pjesë e punës për shumë aktorë

“Ky është një veprim i guximshëm dhe tërësisht autentik. Është shumë ndryshe t’i japësh kohë skenike një femre e cila duket kështu, e cila sillet kështu, e cila është e ngarkuar me turp dhe zemërim, inat dhe hidhërim, por është edhe nënë, edhe pse jo një nënë e mirë”.

Me regji nga Karyn Kusama, filmi “Destroyer” na sjell rrëfimin e Erin Bell, një detektiveje të policisë, e cila ka mbetur e traumatizuar nga një rast i vjetër, Në shumë mënyra, kemi të bëjmë me asi filma, ku polici i mirë bëhet polic i keq, sikur “Dirty Harry” ose “Mad Max”, pra me filmat e viteve 1970, të cilët në rolet kryesore kanë meshkuj të vetmuar, si ujq.

Kur një hero i tillë është grua, nënë, gjërat ndryshojnë. Është e qartë se Bell ka çka të humbë dhe ishte patosi i kësaj situate që ka bërë që Kidman ta pranojë këtë rol. Përkundër të gjithave, ajo përpiqet që t’ia përmirësojë jetën vajzës së saj. Kemi të bëjmë me një grua e cila nuk mund ta shprehë veten, nuk mund të thotë ‘të dua’, ajo saboton vet jetën e saj dhe të njerëzve të tjerë të cilët e duan, gjë që ka rëndësi të madhe. Është edhe tepër reale. Nëse gjendeni në këtë botë dhe shikoni përreth, shihni se ekzistojnë shumë njerëz në atë gjendje, gjë që është dëshpëruese. Performanca e Kidmanit në këtë film është lavdëruar nga kritikët. “Variety” deklaron se, “Asgjë që Nicole Kidman ka bërë përgjatë karrierës së saj, nuk mund t’iu përgatitë për filmin ‘Destroyer’”, derisa “Guardian UK” e përshkruan këtë film si “performancë të fuqishme nga Nicole Kidman, në rolin e saj më të mirë që nga filmi “To Die For’”.

Është diskutuar shumë rreth paraqitjes së saj, meqë ajo luan si një version më të ri, po ashtu edhe më të vjetër të personazhit. Versioni më i ri duket e hijshme, por si Bell e vjetër, Kidman është bërë që të duket thatanike dhe e pikëlluar, me ndjenjë të fajit. Fansat e saj janë mësuar që ta shohin duke u transformuar e tëra në film: flokët e saj janë të hirta dhe fytyra e saj është e mbushur me pikla.

Transformimi fizik është pjesë e punës për shumë aktorë, megjithatë në rastin e Kidmanit ky transformim është i një niveli më të lartë, që shkakton komente të tjera, krahasuar me ato që shkakton transformimi i aktorit Christian Bale, i cili luan rolin e Dick Cheney-t, tullac dhe me mbipeshë, në filmin “Vice”.

Kidman ka vetëm fjalë të mira për Streepin

Derisa këto personazhe janë të ndryshme, Kidman përshkruhet si ‘personazh i thinjur’, ‘një guacë e asaj gruaje që ishte dikur’, gjë që d.m.th. se nuk mund ta dimë se është e njëjta grua. Në anën tjetër, transformimi i aktorit Bale përshkruhet si ‘i çuditshëm’ dhe ‘formë-ndryshues’, derisa shtimi dramatik i tij në peshë, përshkruhet si ‘i vrazhdët’.

Edhe pse Kidman thotë se nuk e ka vërejtur këtë diskutim, ai nuk duket tërësisht i papritur për të. “Gjithmonë habitem me mënyrën e ashpër me të cilën vlerësohen femrat, edhe pse nuk do të duhej të habitesha. Deri tani do të duhej të isha mësuar me këtë gjë, por si duket nuk jam mësuar”.

Ajo thotë se, ndoshta 20 vjet më pas, gjendja do të jetë më e mirë për aktoret, por Kidman shton se dëshiron shumë që të jetë ndër ato femra që kanë ndihmuar në ndryshimin e këtij realiteti.

Kidman thotë se asaj, në këtë drejtim, i ka ndihmuar aktorja Meryl Streep, ku më vonë, gjatë vitit, ajo do të paraqitet përkrah kësaj aktoreje në sezonin e dytë të “Big Little Lies”. Streep pritet ta luajë rolin e vjehrrës së Kidmanit.

Kidman ka vetëm fjalë të mira për Streepin: “Ajo është aq profesioniste, dhe e përgatitur, por në të njëjtën kohë edhe e eksituar dhe kureshtare. Ajo ende e ka atë aftësi, që të eksitohet rreth roleve, më pëlqen kjo”.

Edhe pse Kidman thotë se nuk e ka vërejtur këtë diskutim, ai nuk duket tërësisht i papritur për të. “Gjithmonë habitem me mënyrën e ashpër me të cilën vlerësohen femrat, edhe pse nuk do të duhej të habitesha. Deri tani do të duhej të isha mësuar me këtë gjë, por si duket nuk jam mësuar”.

(Kosova Sot)