Plagjiatura dhe të metat e tjera të vetëbotimit

  • 31 March 2019 - 09:03
Plagjiatura dhe të metat e tjera të vetëbotimit

Shumica e librave plagjiaturë janë libra të vetëbotuar

Roberts është njëra nga dhjetëra autorë që zbuluan muajin e kaluar se puna e tyre ishte kopjuar me të madhe nga një romanciere braziliane, e quajtur Cristiane Serruya. Plagjiatura e Cristiane Serruyas së pari u vu në pah nga shkrimtarja amerikane Courtney Milan, e cila gjeti pjesë nga libri i saj “The Duchess War”, në librin e Serruya’s “Royal Love”

Nora Roberts është njëra ndër autoret më të njohura në botë. Ajo ka shkruar më shumë se 200 romane, duke trajtuar tema duke filluar nga romanca e deri te vrasjet dhe a shitur më shumë se 500 milionë libra në botë. Dhe, tani ajo është tepër e zemëruar.

Roberts është njëra nga dhjetëra autorë që zbuluan muajin e kaluar se puna e tyre ishte kopjuar me të madhe nga një romanciere braziliane, e quajtur Cristiane Serruya.

Plagjiatura e Cristiane Serruyas së pari u vu në pah nga shkrimtarja amerikane Courtney Milan, e cila gjeti pjesë nga librii saj “The Duchess War”, në librin e Serruya’s “Royal Love”. Pasi që Milan doli publikisht dhe pasi që u bënë me dije edhe disa shembuj të tjerë të plagjiaturës, të bëra nga e njëjta shkrimtare, Serruya e tërhoqi librin e saj nga shitja, duke fajësuar për plagjiaturë një shkrimtar anonim (ghostwriter) të cilin ajo thotë ta kishte angazhuar nga kompania “Fiverr”.

Mashtrimi i ri

Ish-profesoreshë e juridikut, Milan nuk ishte person adekuat për të vjedhur nga ajo, sikur që nuk ishte as Roberts, e cila në vitin 1997 kishte nxjerrë në gjyq disa kolegë të saj shkrimtarë, si dhe ish shoqen e saj, Janet Dailey. Por, Serruya është vetëm një shembull i anës së errët të kulturës që i jep rëndësi vetëm sasisë e jo edhe cilësisë. Shumica e librave plagjiaturë janë libra të vetëbotuar, të cilët mund të gjenden me shumicë në “Kindle Unlimited”, një shërbim i “Amazon”-it, duke lexuar sa të mundesh për vetëm 7.99 funte në muaj.

Roberts kritikën e vet e bazon te “ekipet e kapelës së zezë” – shkrimtarët anonimë të cilët angazhojnë shkrimtarët e tjerë (ghostwriter) për një çmim të vogël, të cilët, të vënë para presionit, kopjojnë me faqe të tëra të librave të të tjerëve.

Për lexuesit e romaneve, “Kindle Unlimited” (KU) është si i dërguar nga Zoti. Këta lexues mund ta lexojnë një libër të tërë në ditë, duke absorbuar rrëfime rreth shtatzënësive të papritura, milionerëve arrogantë dhe djemve të këqij, që kanë nevojë për t’u zbutur. KU ua mundëson atyre që të lexojnë atë që ua do zemra, derisa shkrimtarët bëhen të pasur. Shkrimtarët që vetë-botojnë nëpërmes “Amazon Kindle Direct Publishing” (KDP). Sa herë që libri i tyre të lexohet nga ndokush, ata paguhen.

Në fillim autorët paguheshin në bazë të klikimeve, gjë që bëri që, disa prej tyre, të vendosnin tekste pa lidhje, të cilat sa herë që klikoheshin, ata paguheshin. Për ta evituat këtë problem, “Amazon” tani i paguan ata në bazë të faqeve të lexuara. Sasia e përgjithshme e parave të paguara nga “Amazon” gjatë shkurtit, për këtë qëllim, ishte 23.5 milionë dollarë. Por, kjo ndikoi në lindjen e një mashtrimi të ri, të quajtur si “book-stuffing” – shkrimtarët publikojnë libra të gjatë, të mbushur me broçkulla, duke nxitur lexuesin që të shkojnë deri në faqen e fundit. Autorët ‘më të zotë’ në këtë drejtim, mendohet të marrin deri në 100,000 dollarë në muaj.

Ndryshimi i emrit

Shkrimtari David Gaughran ka zhvilluar shpesh një betejë të vetme kundër mashtruesve të këtij lloji. Verën e kaluar, ai ndihmoi në ndriçimin e rastit të Chance Carter, një shkrimtari të romaneve, i cili e përshkruante veten si “djalë i keq, i cili shkruan rreth djemve të këqij”. Romani i Carterit, “Mr Diamond”, rreth një rusi i cili detyrohet që të martohet nga i ati i tij, por i cili dashurohet në shitësen e unazave “Tiffany”, ishte vetëm një pikë uji në detin e romaneve me djem të këqij tanimë të publikuar nga Carter (‘Bad Boy Daddy’, ‘Most Eligible Baby Daddy’, si dhe ai me titull të përçudshëm, “Wife Me Bad Boy”).

Përkundër kualitetit të dyshimtë të prozës së tij, Carter ofronte edhe atë që quante “përmbajtje bonus”, që nënkuptonte deri në tetë romane të tjera.

Më pas, vëzhguesit e KU besojnë se personi që paraqitej me emrin Carter, më pas ndryshoi emrin, duke u prezantuar si Johanna Hawke, në mënyrë që të mund të bënte sa më shumë shkelje të rregullave të “Amazonit”, pa u hetuar. Librat e Hawke’s rreth ‘djemve të këqij dhe zoçkave’ nuk gjenden më në “Amazon”, gjë që d.m.th. se janë ndaluar.

Carter nuk është i vetmi autor mashtrues, i ndaluar nga “Amazon”, që kthehet me emër tjetër.

Shkrimtari David Gaughran ka zhvilluar shpesh një betejë të vetme kundër mashtruesve të këtij lloji. Verën e kaluar, ai ndihmoi në ndriçimin e rastit të Chance Carter, një shkrimtari të romaneve, i cili e përshkruante veten si “djalë i keq, i cili shkruan rreth djemve të këqij”.

(Kosova Sot)