Kastrati: Mendoj se ka kompozitorë të mirë

  • 01 April 2019 - 23:08
Kastrati: Mendoj se ka kompozitorë të mirë

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja Mima Kastrati është shprehur se në Kosovë ka kompozitorë shumë të mirë, duke shtuar se ka pasur rastin të punojë me disa, ndër ta veçon Naim Krasniqin, Reshat dhe Andin Randobravën, Armendin dhe Aida Rexhepagiqin, Florent Boshnjakun etj.

"Unë mendoj se ka kompozitor shumë të mirë, kam pasur rastin të punoj me disa, ndër ta mund ta veçoj Naim Krasniqin, Reshat dhe Andin Randobravën, Armendin dhe Aida Rexhepagiqin, Florent Boshnjakun etj. Vetë emri produksion në Kosovë është një pikëpyetje e madhe, për fat të keq. Mendoj se produksion me plotë kuptimin e fjalës nuk ka fare në Kosovë, ka vetëm shitës të CD -ve, te cilët thirren në emër të produksioneve!?"

(Kosova Sot)