Jonah Hill: ‘Jam serioz. Nëse e mohoj këtë, do të çmendem’

  • 02 April 2019 - 09:46
Jonah Hill: ‘Jam serioz. Nëse e mohoj këtë, do të çmendem’

Edhe kur bën shaka, ai i jep rëndësi realitetit të skenës

 Jonah Hill është në një proces të rizbulimit. Të paktën, kështu vazhdojnë t’i thonë të tjerët, kryesisht me njërën vetull të ngritur, sikur evoluimi i tij nga një yll i komedisë në një regjisor të ndjeshëm të pavarur, mund të jetë vetëm edhe një shaka tjetër. Ka kaluar më shumë sesa një dekadë qyshkur Hill u bë i famshëm si një kloun që flet shpejt

Aftësia e Jonah Hill që të kalojë nga një kloun që flet shpejt në një komentues serioz, e ka bërë atë një pjesëtar jo të rëndomtë të turmës së Hollivudit. Por, aktori i shndërruar në regjisor, gjithmonë ka qenë ‘ndërrues i lojës’.

Jonah Hill është në një proces të rizbulimit. Të paktën, kështu vazhdojnë t’i thonë të tjerët, kryesisht me njërën vetull të ngritur, sikur evoluimi i tij nga një yll i komedisë në një regjisor të ndjeshëm të pavarur, mund të jetë vetëm edhe një shaka tjetër. Ka kaluar më shumë sesa një dekadë qyshkur Hill u bë i famshëm si një kloun që flet shpejt, i votuar si “më me gjasë që të goditet nga një veturë policie’. Që nga atëherë ai ka marrë dy nominime për Oskar (për rolet në “Moneyball” dhe “The Wolf of Wall Street”) por shikuesit duket se vazhdojnë që t’iu qasen roleve të tij serioze me një hezitim, sikur ai çdo moment mund të shndërrohet në kloun dhe t’ua hedhë një tortë në fytyrë. Nuk flitet vetëm për atë se ka ardhur koha që ta marrim atë më seriozisht, por edhe pse një gjë e tillë është kaq e vështirë për t’u bërë?

“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të bëhem regjisor”

“Kushdo që më njihte, kishte ngelur i befasuar nga fakti që kjo gjysmë e jetës sime kaloi ashtu si kaloi”, thotë Hill. “Ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të bëhem regjisor”.

Hill u rrit duke shikuar filmat e regjisorëve Stanley Kubrick dhe Martin Scorsese, me pllakatet e tyre në muret e dhomës së tij të gjumit. Nëna e tij, Sharon, ishte disenjatore e kostumeve, derisa i ati, Richard, ishte kontabilist i bendit “Guns N’ Roses”. Prindërit e tij inkurajonin fëmijët e tyre që të krijonin. Performuesi natyror në familje ishte motra e tij më e re, Beanie Feldstein, ylli nga filmi “Lady Bird” dhe e komedisë së ardhshme, “Booksmart”. Vëllai i tij më i madh, Jordan, i cili vdiq papritmas në vitin 2017, ishte menaxher i bendit “Maroon 5”.

Kur Hill kishte tetë vjet, prindërit i treguan atij se njerëzit ‘e vërtetë’ ishin përgjegjës për filmin e tij të preferuar të vizatuar, “The Simpsons”, gjë që ia ndryshoi jetën. Disa njerëz kishin huazuar zërin e tyre, e të tjerët kishin shkruar dialogët.

“Ishte sikur: ‘Nuk mund të besoj se kjo është punë!”, thotë Hill. Dhe, më pas, ai bëri një përzgjedhje profetike. Në vend që të dëshironte të imitonte personazhet Bart dhe Homer, Hill i ri filloi që të shkruante skenare për “Simpsons”-at, duke vazhduar me këtë aktivitet derisa mbushi 16 vjet. Ai u bë aktor aksidentalisht. I biri i Dustin Hoffmanit, Jake, ishte shok i klasës i Hillit në shkollën private në Santa Monika. I impresionuar nga aftësia e Hillit për të improvizuar, Hoffman e ftoi atë që të merrte pjesë në një audicion për një rol të vogël në “I Heart Huckabees”. Hillit i pëlqeu kjo gjë. Nga aty ai vazhdoi me shaka, disa herë në filma të cilët ende nuk i kishte parë, sikur që është filmi i Adam Sandlerit, “Click”. Së shpejti ai u bë pjesë e trupës së Judd Apatow-it me rolin e Superbad-it, të cilin Seth Rogen e kishte shkruar për vetvete.

Kur i shikon ato role të hershme të tij, vëren se aktori i ri tanimë është i përkushtuar që personazheve të tij t’ua japë një thellësi jo të rëndomtë. Edhe kur bën shaka, ai i jep rëndësi realitetit të skenës.

Sot, derisa diskuton debutimin e tij regjisorial, “Mid90s”, një film rreth djemve që rriten, ka ende momente të shakasë. “Djemtë e rinj nuk janë të aftë që ta shprehin pikëllimin, apo dhembjen e tyre”, thotë Hill. Së fundmi, kur një person në Instagram e quajti atë torollak të trashë, Hill u përgjigj: “Zemërimi është vetëm pikëllim, i mbajtur brenda për një kohë të gjatë. Jam këtu për ty, shoku”.

“Asgjë nuk është bardhezi”

Filmi “Mid90s” është i kundërt me atë që mund të kenë pritur fansat e filmit “Superbad”.

“Përgjatë rrugës do të mund të kisha bërë regjinë e shumë komedive ‘mainstream’, të filmave që reflektonin suksesin e punës së hershme timen, si aktor”, thotë Hill. “Por, rëndësi ka që filmi im i parë nuk lejoi që idetë e ndokujt rreth asaj se çfarë filmi duhej të bëja, të ndikonin në atë që bëra”. Filmi “Mid90s” flet rreth një djali 13 vjeç, Stevie (Sunny Suljic) i cili arrin që të bëhet pjesë e një grupi të adoleshentëve më të rritur të ‘skateboard’-it. Ata e njoftojnë atë me drogë, alkool dhe seks dhe me një lloj vëllazërie e cila, në fakt, shkakton dhembje.

Kjo i kishte ngjarë edhe vet Hillit në jetë. Kur kishte 11 vjet, kishte filluar që të shoqërohej me adhurues më të rritur të “skateboard”-it, por ai insiston se filmi nuk është autobiografik.

“Asgjë nuk është bardhezi”, thotë Hill. “Si aktor, disa momente bëj shaka të marra, në disa momente të tjera jam serioz. Nëse e mohoj këtë, atëherë do të çmendem”.

“Mid90s” do të fillojë të jepet muajin e ardhshëm.

“Përgjatë rrugës do të mund të kisha bërë regjinë e shumë komedive ‘mainstream’, të filmave që reflektonin suksesin e punës së hershme timen, si aktor”, thotë Hill. “Por, rëndësi ka që filmi im i parë nuk lejoi që idetë e ndokujt rreth asaj se çfarë filmi duhej të bëja, të ndikonin në atë që bëra”

(Kosova Sot)