Sofra e Dashurisë

  • 02 prill 2019 - 17:53
Sofra e Dashurisë

Shkruan: Ramazan Çeka

Një dasëm e madhe shqiptare në Prishtinë janë të pafund emocionet që përjetova në një dasëm madhështore, jo vetëm nga pjesëmarrja, por edhe organizimi në shtëpinë e Hajrush Behlulit dhe Shkurte Fejzës, të cilët kishin zgjedhur këtë ditë të bukur pranvere për ta bërë ceremoninë e martesës së vajzës së tyre Gresa. Befasia e parë erdhi për dasmorët e ftuar nga ambienti i sallës, ku dukej sikur kishte zbritur vetë pranvera me lulet, ngjyrat dhe freskinë e saj.

Image

"Sofra e dashurisë" e kishte titulluar prezantimin e kësaj dasme të mrekullueshme Silvana Braçe, por kjo nuk ishte thjeshtë një sofër dashurie, por ishte sofra e lirisë dhe e shqiptarisë, duke u kthyer kështu nga një eveniment familjar, në një spektakël madhështor, ku çiftit të ri iu këndua shqip, me një repertor të pasur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët sollën aty urime me këngë e valle.

Dasmorët që kishin nderuar këtë sofër, kishin ardhur nga të gjitha trojet, deri nga Diaspora dhe secili prej tyre gjente diçka nga vendi i tij, nga tradita e tij, nga shtëpia e tij. Një orkestër e mrekullueshme, një ansambël këngëtarësh virtuozë, do ta plotësonin ansamblin e madh të dasmorëve, që për orë e orë të tëra i dhanë entuziazëm dhe emocione dasmës. Duke i falenderuar nga zemra të zotët e shtëpisë, Hajrush Behluli dhe Shkurte Fejza për ftesën që më bënë, uroj me fjalët më të ngrohta, jetë të lumtur e trashëgime çiftit të mrekullueshëm Gresa dhe Lulzimi. Kjo dasëm do të mbetet në kujtesen time shumë gjatë. Edhe një herë falenderime!

HIJE T'KA SYNI ME LOT

Lulja parë e pranverës

Çika jonë ti je për ne

Me mall' sot po del prej derës

Po fillon jeten e re

Dasma jote na gëzoj

Kan' ardh' miq edhe shoqni

Dashuria ju bashkoj

Jetë të lumtur çiftit t'ri

Të urojmë moj bija jonë

Trashëgime djal' mbas djalit

Lumturi paçi gjithmon'

T'rriti nana si zan' malit

Janë bashku g'zimi me mall'

Çikë ti nuse dole sot

Hije t'ka kunora n'ball'

Hije t'ka syni me lot

Gjithmon' jeta të lulzoft'

Ti je lulja ma e bukur

Kët' martes' Zoti bekoftë

N'kraht e dhandrrit porsi flutur.

(Kosova Sot)