Të befasuar që nuk u përzunë nga filmi

  • 03 April 2019 - 09:37
Të befasuar që nuk u përzunë nga filmi

Në filmin “The Godfather”, Al Pacino asnjëherë nuk ishte përzgjedhja e preferuar e producentëve të filmit

Edhe aktorët, sikur ne të tjerët, mund të përjashtohen papritmas nga ndonjë projekt ku janë duke punuar. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet. Por, kësaj radhe do të flasim rreth aktorëve të cilët edhe vetë mbetën të befasuar që nuk u përzunë nga filmat ku ishin duke punuar

Al Pacino ishte 'tepër anemik'

Njëra ndër performancat më ikonike në njërin ndër filmat më ikonikë të të gjitha kohëve, për pak përfundoi ende pa filluar si duhej. Edhe pse është vështirë të paramendohet ndokush tjetër, përpos aktorit Al Pacino në rolin e Michael Corleones në filmin “The Godfather”, ai në fakt asnjëherë nuk ishte përzgjedhja e preferuar e producentëve të filmit. Ata thoshin se performanca e tij ishte “tepër anemike”. Ata nuk ishin të kënaqur as sa i përket gjatësisë së tij trupore.

Pacino thotë se ekzekutivët e studios u përpoqën tri herë që ta përjashtonin nga filmi, por ai arriti që të qëndronte falë mbështetjes nga regjisori, Francis Ford Coppola, i cili njihte që më parë punën e aktorit.

Mark Ruffalo shqetëson “Marvel”-in

Duke pasur parasysh faktin se ai ishte aktori i tretë që luante Hulkun përgjatë periudhës kohore prej një dekade, mund të mendoni se Mark Ruffalo do të ishte tepër i kujdesshëm që të mos bezdiste shefat e kompanisë “Marvel”. Kjo për shkak se, sikur që u bë më vonë e ditur, shkaku kryesor për daljen e Edward Nortonit nga roli, kishte të bënte me faktin se ai kishte sjellje ‘të vështirë’. Por, Ruffalo doli të ishte edhe më i keq se kaq. Ai ishte një ‘spoiler’ kronik, duke publikuar zhvillimet e ngjarjeve, bile edhe titullin e filmit të ardhshëm, “Avengers: Endgame”. Pra, përkundër gojës së madhe, ai mbijetoi.

Robert Pattinson refuzon që të ‘relaksohet’

Është vështirë që të paramendohet saga “Twilight” pa yllin Robert Pattinson. Por, sipas asaj që marrim vesh, kjo për pak kishte ndodhur. Derisa ishte duke promovuar dramën e tij të vitit 2017, “Good Time”, aktori deklaroi se për pak nuk e kishin përzënë nga filmi, meqë e luante rolin ‘tepër seriozisht’. Ai kishte refuzuar kërkesat e producentëve që rolin ta bënte paksa më argëtues dhe më të lehtë.

Johnny Depp shpëton për pak

Sipas shumë adhuruesve të filmit, seria “Pirates of the Caribbean” ishte pikë kthyese për Johnny Deppin, paraqiste momentin kur kaloi nga të qenit një aktor interesant që pranonte vetëm role aventuriere, në një yll dembel të filmit. Jack Sparrow ishte një hero i paparë, si për shikuesit, po ashtu edhe për ekzekutivët, gjë që jepte arsye të shumta për shqetësim. Producentët megjithatë nuk e përzunë atë nga roli, gjë që më pas u tregua të ishte një vendim i mirë.

Penelope Cruz dhe frika e vazhdueshme nga përzënia

Sindroma e pretenduesit iu shkakton miliona njerëzve ankth të madh në baza ditore. Nga kjo sindromë vuajnë edhe të pasurit, të famshmit dhe të bukurit. I tillë është rasti me aktoren spanjolle Penelope Cruz, e cila ka deklaruar se, në çdo film që luan, ka një frikë të madhe se do ta përzënë.

Kjo frikë e saj ishte tepër e madhe sidomos gjatë bërjes së filmit “The High Lo Country”, ku barriera gjuhësore i kishte shkaktuar asaj probleme të shumta.

Robert Downey Jr. nuk u përjashtua për një fije floku

Para se të bëhej “Iron Man” (dhe, në një moment, aktori më i paguar në botë), Robert Downey Jr. ishte një aktor i ri me një sens tepër të papjekur të humorit. Gjatë bërjes së filmit “Weird Science” ai kishte marrë nofkën “dhjefsi serik”, meqë zbrazte zorrët vend e pa vend. Kjo kishte ndikuar që producenti Joel Silver të vendoste ta dëbonte nga filmi, pasi që aktori kishte dhjerë në një karrige. Por, pasi që të tjerët i dolën në mbrojtje, ai mbeti në film.

(Kosova Sot)