E vërteta e pathënë rreth Scarlett Johanssonit

  • 03 April 2019 - 17:43
E vërteta e pathënë rreth Scarlett Johanssonit

Femra e parë që shpërblehet dy herë nga “Esquire” si "Femra më seksi e gjallë", Johansson, po ashtu është cilësuar si njëri ndër personat më të bukur nga “People”, shpeshherë nga karriera e saj. Nuk ka dyshim se ajo është e bukur, por të mendosh se ajo u bë superyll ndërkombëtar vetëm duke u bazuar në pamjen e saj, atëherë është shumë e gabueshme.

Ja disa dëshmi për këtë

Talentin e ka në gjene

Nuk ka dyshim se Scarlett Johansson është e bekuar me gjene të forta (mira), edhe atë jo vetëm sa i përket pamjes së saj. Besoni apo jo, kjo aktore mega e talentuar vjen nga një familje, ia qëlloni, me mega talente. E bija e një arkitekti dhe e një aktoreje ambicioze, Johansson dhe tre fëmijë të tjerë ishin rritur në një shtëpi ku kinemaja ishte ushqimi fillestar.

E ëma e saj, Melanie Sloan, i ushqente fëmijët me një dietë të vazhdueshme të filmave klasikë. Kur Johansson kishte vetëm 8 vjet, e ëma e regjistroi në Institutin teatror për të rinj “Lee Strasberg”. Sloan, dikur edhe vetë një aktore ambicioze, i kishte lënë ëndrrat e saj anash për t’iu ndihmuar fëmijëve të saj që të arrinin sukses botëror. Por, nëna e saj nuk është e vetmja që ka talente aktrimi, përpos Scarlettit.

Edhe vëllai i saj binjak është i pashëm

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se si do të dukej Scarlett Johansson po të ishte mashkull, atëherë nuk keni nevojë që ta vrisni më kokën, meqë përgjigjen e keni te vëllai i saj binjak.

Hunter Johansson nuk është aq i famshëm sa motra e tij binjake, por as nuk mbetet nën hijen e saj. Jo vetëm që është i bukur, por ai ka edhe një dosje të pasur prapa vetes. Sipas “Us Weekly”, ai ishte angazhuar si pjesëtar i kampanjës së presidentit Obama në vitin 2008, si dhe me rastin e rizgjedhjes së tij.

Scarlett është muza e Katy Perry-t

E lëshuar në vitin 2008, kënga "I Kissed a Girl" kishte shërbyer si këngë udhëheqëse e albumit të Katy Perry-t, “One of the Boys”. Kjo këngë ishte përshkruar nga kritikët si ‘këngë tepër ngjitëse’.

Në një intervistë me revistën “Steppin' Out”, Perry ka treguar momentin e saktë kur ishte frymëzuar për këtë këngë. "'I Kissed a Girl' ishte frymëzuar pasi që hapa një revistë dhe pash fotografinë e Scarlett Johanssonit", thotë Perry. Bile, këngëtarja e hitit "Firework" i kishte thënë të dashurit të saj të atëhershëm se shpreson që të mos jetë problem për të nëse i vardiset Johanssonit, nëse do t’i jepej mundësia.

Ende shkon në audicione dhe nuk fiton gjithherë

Duke pasur parasysh famën e saj të madhe botërore, ju mund të mendoni se regjisorët shtyhen se cili do ta angazhojë më parë Scarlettin. Por, vetë aktorja ka bërë me dije se ende merr pjesë në audicione për rolet që i pëlqejnë dhe se, jo gjithherë i merr ato role. Në fakt, ajo ka humbur disa role të cilat janë treguar shumë të suksesshme për aktoret që i kanë marrë ato.

(Kosova Sot)