Yjet e "Game of Thrones" tregojnë se si ky film ua kishte ndryshuar jetën

  • 04 April 2019 - 17:42
Yjet e

Për shkak të averzionit ndaj kuçedrave, Jonathan Pryce rrezikonte që të mos paraqitej në këtë seri 

Ka ndryshuar shumëçka në jetën e Carice van Houten, qyshkur ajo iu bashkua serisë "Game of Thrones" në sezonin e dytë. Ajo është bashkë me aktorin australian, Guy Pearce

P ak para përfundimit të "Games of Thrones", disa nga yjet e tij reflektojnë se çfarë domethënie ka pasur ky film për ta. Carice van Houten (Melisandre) Tani është duke punuar në serinë e kanalit "Sky", "Temple" dhe në filmin e quajtur "The Glass House".

Ka lindur një fëmijë me partnerin e saj, aktorin Guy Pearce. Kur Carice van Houten del në mesin e njerëzve, ajo shpesh heton se si njerëzit e shikojnë sikur për t'u kujtuar ku e kanë parë diku. Kur në një rast iu afrua një femër dhe e pyeti ku e kishte parë, Carice iu përgjigj: "Nata është e errët dhe plot tmerre" ("The night is dark and full of terrors" - një fjali nga roli i saj në film. Bërësja e pyetjes menjëherë e njohu. Carice thotë se roli i Melisandres ishte i vështirë për të, në fillim.

Prandaj i ishte dashur të punonte tepër shumë. Ka ndryshuar shumëçka në jetën e Van Houtenit, qyshkur ajo iu bashkua serisë "Game of Thrones" në sezonin e dytë. Ajo është bashkë me aktorin australian Guy Pearce. Sa i përket karrierës, "Game" me të vërtetë asaj i ka hapur shumë dyer, duke përfshirë edhe një rol në "Simpsons", që ishte ëndërr e saj jetësore. John Bradley (Samwell Tarly) Bradley do të bëjë dy filma më vonë, gjatë vitit, duke përfshirë edhe "Tale of the Wet Dog". Ai është në lidhje me një gazetare. "'Game of Thrones' ishte audicioni im i parë", thotë John Bradley, i cili asokohe sapo kishte mbaruar shkollën e dramës në Mançester. "Doja vetëm që të lija përshtypje të mirë te agjenti im, as që mendoja ta fitoja rolin", thotë Bradley. Tani, ky 30-vjeçar është njëri ndër aktorët më 'veteranë' të serisë "Game of Thrones".

Derisa personazhi i tij bie në dashuri me Jon Snow në "Castle Black", Bradley formoi një 'miqësi jetësore' me Kit Harington, i cili luan rolin Snou. Ata i lidhi futbolli (Bradley është fans i zjarrtë i 'Manchester United') dhe Alan Partridge. Bradley falënderon "Game of Thrones" jo vetëm për përparim në karrierë, por edhe për jetën e saj të dashurisë. Ai u lidh me gazetaren Rebecca May, pasi që kjo e fundit e intervistoi rreth filmit. Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) Pritet që t'i nisë studimet për herë të dytë, në drejtimin e neuroshkencës. Sikur edhe shumë 19-vjeçar të tjerë, Isaac Hempstead Wright do t'ia nisë universitetit këtë shtator, por në rastin e tij jo për herë të parë. Ai ka provuar edhe një herë që të studionte, muzikën dhe matematikën, por pa se ishte tepër i famshëm që të mund të bënte jetë studentore. Tani më i moshuar dhe shumë më i mençur, ai shpreson se kësaj here do t'ia dalë. Ai kishte vetëm 10 vjet kur kishte luajtur si "Lordi i vogël" Bran Stark. Adoleshenca mund të jetë periudhë problematike, por Westeros i ofroi atij shumë persona që i dolën në mbështetje: "Në fakt kisha një familje të zgjeruar. Kristian Nairn [i cili në film paraqitet si Hodor] u bë vëllai im i madh. Julian Glover [Grand Maester Pycelle] më jepte këshilla aktrimi".

Jonathan Pryce (High Sparrow) Për shkak të averzionit ndaj kuçedrave, Jonathan Pryce rrezikonte që të mos paraqitej në këtë seri. Disa vjet më pas, atij ia ofruan rolin e High Sparrow. I quajtur dikur "aktori më i zënë në Britani", Pryce ka pasur role të mëdha në skenë, fitoi dy çmime Olivier dhe dy çmime Tony, luajti në hitet e Hollivudit dhe ka qenë zuzar në filmat e Bondit. Por, famën më të madhe ia solli roli në "Game of Thrones". Pryce kishte mbetur i hutuar nga reagimi i vrullshëm i fansave të tij ndaj këtij roli. Ai thotë se që në fillim e dinte se do të ishte vetëm për dy seri, por kur erdhi koha që të 'vdiste', ishte goxha i mërzitur. Ai thotë se perëndimi i diellit në Dubrovnik, pas një dite të lodhshme të punës, ishte me të vërtetë magjepsës. Gemma Whelan (Yara Greyjoy) "Game of Thrones" ia prishi aktores Gemma Whelan dietën pa mish. "Ishte dita ime e parë në xhirime. Asnjëherë më parë nuk kisha pasur ndonjë rol të tillë të madh, prandaj isha e frikësuar. Unë nuk ha mish, por peshk, por roli kërkonte të kundërtën. Isha tepër nervoze që të mund t'iu tregoja se nuk ha mish, kështu që tërë ditën kalova duke ngrënë kaçikë të pulës".

Tani Whelan është duke u përgatitur që të luajë për herë të fundit në këtë seri. Ajo thotë: "Yara së fundmi është parë e rrahur dhe e gjakosur, pasi që ishte marrë peng nga xhaxhai i saj Euron, për të mos u parë kurrë më. Apo ndoshta jo"? 

(Kosova Sot)