Arsyeja e vërtetë pse Justin Bieber po largohet nga muzika

  • 05 April 2019 - 08:49
Arsyeja e vërtetë pse Justin Bieber po largohet nga muzika

Bieber tanimë është takuar me një këshilltar martesash 

Këngëtari Justin Bieber u bë emër i njohur pas lansimit të "My World", kur kishte vetëm 13 vjet. Këngët si "Baby" dhe "One Less Lonely Girl" u bënë himne kombëtare dhe shumë njerëz ranë në dashuri me djaloshin e talentuar. Adhuruesit e tij filluan që të quheshin 'Beliebers'. Një dekadë më pas, Bieber bëri me dije largimin e tij nga muzika.

Është e vërtetë se ai filloi me muzikë shumë i ri dhe mund të jetë lodhur dhe mërzitur, por prapëseprapë mbesin shumë pyetje pa përgjigje. A kemi të bëjmë vetëm me 'mungesë të lumturisë', sikur që arsyetohet ai, apo ka diçka tjetër? Shëndeti i tij mendor, në rend të parë Bieber mund të ketë shumë të meta, por një gjë e ka të mirë, sinqeritetin. Kur bëri me dije se do të largohet nga muzika, Bieber e tha troç se i duhet që të punojë 'me vetveten', para se të jetë në gjendje të bëjë turne përsëri. "Aktualisht jam i përqendruar në rregullimin e disa çështjeve të thella, të cilat i kam edhe unë, sikur shumica prej nesh, në mënyrë që të mos shkatërrohem, në mënyrë që ta ruaj martesën dhe të mund të jem baba i mirë", iu tha ai fansave. "Muzika ka shumë rëndësi për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim".

Bieber nuk hyri në detaje, por me gjasë ai vuan nga ankthi dhe depresioni. Në shkurt ishte bërë me dije se ai ishte duke vizituar psikiatrin, por se nuk dëshiron të bëhet i varur nga ilaçet. Martesa do përkushtim Justin Bieber kishte befasuar shumë fansa kur, në nëntor të vitit 2018, konfirmoi martesën me modelen Hailey Baldwin. Lidhja kërkon përkushtim, e sidomos martesa. Baldwin e tha këtë në shkurt të vitit 2019, në një intervistë për revistën "Vogue": "Martesa është shumë e vështirë. Kërkon përkushtim të madh". Bieber konfirmoi fjalët e gruas, duke shtuar: "E kam pasur vështirë t'i besoja Hailey-t. Kemi punuar shumë në çështjen e besimit". Bieber tanimë është takuar me një këshilltar martesash. Ç'u bë me dasmën...? Edhe pse Hailey Baldwin dhe Justin Bieber tanimë janë të martuar, ata faktikisht nuk kanë bërë ende dasmë si duhet. Thuhet se ata kanë problem me 'oraret', respektivisht që ta gjejnë një kohë kur do të mund të merrnin pjesë miqtë dhe familjarët e tyre. Një problem tjetër paraqet qëllimi i dy të rinjve, që duan që dasma e tyre të mbahet mend, të jetë e përkryer. Meqë ata tanimë janë burrë e grua, nuk ka nevojë që të ngutet dasma. Tani kur Bieber po largohet nga muzika, ata mund të kenë më shumë kohë që të planifikojnë dasmën e tyre. A pritet ndonjë kërthi? Tani kur Bieber është njeri i martuar, ai me gjasë mendon që të bëhet baba. Edhe pse shumëkush mund të thotë se Bieber nuk është mjaft i pjekur që të bëhet baba, një burim bën me dije se ai dëshiron që sa më parë të bëhet me evlat. Thuhet se çifti kanë biseduar rreth fëmijëve dhe ata janë prioritet i tyre. Para se të bëhen prindër, ata duan që ta kenë një shtëpi, të jenë të martuar (tanimë janë) dhe që Justin të jetë në një gjendje të mirë shëndetësore (mund t'ju duhet të presin më shumë sesa për gjërat e tjera). Nëse me të vërtetë Bieber bëhet baba, atëherë mos e prisni kthimin e tij të shpejtë në muzikë. Beliebers-at mund të bëhen të padurueshëm Beliebersat - respektivisht fansat e Justin Bieber-it - herë-herë mund të bëhen të vështirë për t'u përballuar. Psh, pasi që Bieber konfirmoi martesën e tij me Hailey Baldwin, shumë nga fansat e tij hynë në Instagramin e tyre duke bërë postime ofenduese.

Aty përmendej ish e dashura e këngëtarit, Selena Gomez, e cila konsiderohet nga disa prej fansave si dashuria e vërtetë e Bieberit. Natyrisht kjo teori e ofendon shumë gruan e Bieberit, por edhe vet atë. Turnetë mund të jenë të rrezikshme për të Miku i kamotshëm dhe menaxheri i Justin Bieberit, Scooter Braun, gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar, bëri me dije se Bieber përdorë droga, ku në një rast gjendja e këngëtarit ishte aq serioze, sa që Braun kishte menduar se ai kishte vdekur. Por, Braun kishte thënë se, më pas, Bieber kishte vendosur të bënte ndryshime pozitive në jetën e tij dhe se ka filluar së mbari në këtë drejtim. Prandaj, ka mundësi që Bieber, duke evituar skenën muzikore, tenton që ta ruajë shëndetin dhe të bëhet sa më i fortë. Mund të provojë gjëra të tjera Nuk është gjë e rrallë që të famshmit të merren me veprimtari të shumta, të zgjerohen edhe në industri të tjera, një fenomen të cilin e vërtetoi edhe vet Bieber, kur në janar të këtij viti, lansoi linjën e tij të modës, "Drew House", që është një linjë uniseks e modës

(Kosova Sot)