Chris Hemsworth preferon rolin e James Bond-it

  • 09 April 2019 - 08:47
Chris Hemsworth preferon rolin e James Bond-it

Luajtja e këtij roli ishte ‘mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë’
 

Është e vërtetë se janë përmendur shumë emra të aktorëve të ndryshëm që janë përmendur për ta luajtur rolin e agjentit sekret 007, duke përfshirë edhe emrat si Idris Elba, Richard Madden dhe Tom Hiddleston. Daniel është në rrugë të mirë që të bëhet James Bondi me stazhin më të gjatë, me një numër rekord prej 4,527 ditësh në këtë rol

Aktori 35 vjeç, Chris Hemsworth, shprehu interesimin e tij ndaj rolit të James Bondit gjatë një bisede për revistën “Balance” të hënën, pasi që intervistuesi theksoi faktin se, suksesi i aktorit në rolin e pilotit të “Formula 1”, e bënte atë kandidat të përkryer për këtë rol.

Aktori shpjegoi: 'Këtë e tha edhe dikush derisa ishim duke bërë filmin ‘Rush’ dhe unë u pajtova me atë konstatim. Nuk e di a është e mundshme ta takosh ndokënd që nuk do të donte ta luante rolin e James Bondit. Unë do të doja shumë. Por, kjo varet nga shumë elemente dhe jo vetëm nga unë”.

Më pas, Chris shtoi: “Kjo është diçka me çka komuniteti i fansave të Bondit, Barbara Broccoli dhe i tërë ekipi pajtohen. Ka pasur shumë emra që janë përmendur”.

Roli ikonik

Është e vërtetë se janë përmendur shumë emra të aktorëve të ndryshëm që janë përmendur për ta luajtur rolin e agjentit sekret 007, duke përfshirë edhe emrat si Idris Elba, Richard Madden dhe Tom Hiddleston.

Daniel është në rrugë të mirë që të bëhet James Bondi me stazhin më të gjatë, me një numër rekord prej 4,527 ditësh në këtë rol.

Daniel, i cili në këtë rol debutoi me filmin “Casino Royal” në nëntor të vitit 2006, kështu do t’ia kalojë aktorit Roger Moore, i cili kaloi 4,526 ditë në këtë rol, si dhe aktorit legjendar Sean Connery, i cili kaloi nëntë vjet si James Bond.

Pierce Brosnan, i cili për herë të parë në filmat e James Bondit u paraqit në vitin 1995 me filmin “Goldeneye”, kaloi shtatë vjet në këtë rol ikonik, para se ta dorëzonte atë në vitin 2002.

Derisa Timothy Dalton, i cili u paraqit në ekranet tona me filmin “The Living Daylights” në vitin 1987, kaloi tri vjet në këtë rol dhe George Lazenby vetëm një, me filmin e tij të Bondit, “On Her Majesty’s Secret Service” në vitin 1969.

Thyerja e rekordit nga aktori Daniel vjen pasi që ai tha në vitin 2015 se, “më parë do t’i pres venat, sesa ta luaj përsëri rolin e James Bondit'.

Ky koment, që erdhi pas publikimit të filmit “Spectre”, më pas ishte sqaruar gjatë një interviste me Stephen Colbert në vitin 2017.

Derisa fliste në emisionin “The Late Show” me Stephen Colbert, Daniel tha: 'Ishte dy ditë pasi që kisha mbaruar xhirimet e filmit të fundit. Fillova ta jepja një intervistë dhe dikush më pyeti se a do ta bëja edhe një film tjetër? Dhe, unë thash jo. Në vend që të thosha diçka me stil dhe hijeshi, dhashë një përgjigje të marrë’.

Eksitimi për rolin

Gjatë këtij emisioni, Daniel po ashtu konfirmoi se do ta përsëriste rolin e tij të agjentit sekret britanik për filmin e 25-të të Bondit, që pritet të dalë në vitin 2020.

Në anën tjetër, Chris ka folur edhe rreth filmit të tij më të fundit nga “Marvel Cinematic Universe”, “Avengers: Endgame”, ku do ta përsëritë rolin e tij të zotit të bubullimës, Thor.

Aktori pranoi se kurrë nuk ka qenë më i eksituar për kthimin e kësaj franshize meqë ndjente se, luajtja e këtij roli ishte ‘mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë’.

Thor ka qenë rol i rëndësishëm për këtë franshizë që nga filmi me po të njëjtin emër, në vitin 2011.

Duke diskutuar theksimin e veçantë të rolit të tij në filmin “Thor: Ragnarok”, aktori i njohur australian pranoi se ishte me të vërtetë krenar me këtë film, meqë e konsideron si pikë kthese për të, si aktor, si dhe për vetë perëndinë Asgardiane.

(Kosova Sot)