Një aventurë e epokës viktoriane

  • 09 April 2019 - 08:50
Një aventurë e epokës viktoriane

Filmi posedon një kastë energjike, që e përfshin edhe aktoren e njohur Emma Thompson

Hugh Jackman, Zach Galifianakis dhe Zoe Saldana kanë huazuar zërat e tyre magjik për aventurën e animuar nga “Laika”. Që kur ka arritur për të parën herë në skenë në vitin 2009 me “Coraline”, “Laika” është treguar i dashur për të gjithë ata që merren me kombinimin e hatashëm të veshjeve që bie në sy, një tregim imagjinar. Kjo dashuri e brendit me gjasë do të vjen në test me lansimin e pestë të studios, me titullin “Missing Link”, një aventurë e epokës viktoriane.

Hetuesi i shkathtë i miteve dhe përbindëshave

Përshkruar nga regjisori dhe skenaristi Chris Butler si “nëse David Lean ka bërë regjinë për “Around the World in 80 Days’, duke sjellë “Laurel & Hardy”” tregimi sjell tentimin për Sër Lionel Frost (zërin e huazuar nga Hugh Jackman), që është një hetues i shkathtë i miteve dhe përbindëshave, për të krijuar një trashëgimi që zgjat.

Teknologjia e re

Derisa ai gjendet në malet “America's Pacific Northwest”, del se ai lidhet me një krijesë mitike (një Zack Galifianakis), një individ që ka një propozim për eksploruesin: në shkëmbim për t’i ofruar fakte atij dhe të tjerëve për ekzistencën e tij. I vetmi “Mr. Link”, tenton të gjejë dashurinë dhe përkrahjen midis të tjerëve. Duke iu bashkuar në ekspeditën festive Adelina Fortnight (Zoe Saldana), një “Gibson Girl” e ish Frost, i cili e posedon të vetmen hartë që ia drejton rrugën. Me koreografinë e Butler, që ka bërë skenarin dhe bashkë bërë regjinë e “Laika’s ParaNorman”, është një udhëtim për vet-pranimin që ndihet si një mësim i diktuar.

Po ashtu në këtë film inkorporohen edhe teknologjia më e re eD, duke lejuar kështu komplet krijimin e individëve të vizatuar në vend se fytyrave që dikur janë përdorur. Filmi posedon një kastë energjike, që e përfshin edhe aktoren e njohur Emma Thompson një lidere e njohur “Yeti”, që njihet edhe si “The Elder”, që luan pjesën e saj, derisa filmi “ Missing Link” përfundimisht dështon ta bëjë një lidhje kredibile.

(Kosova Sot)