Shpërfaqje idealiste në paraqitjen e vlerave universale të krijuesve francezë

  • 13 April 2019 - 09:22
Shpërfaqje idealiste në paraqitjen e vlerave universale të krijuesve francezë

 i skulpturave, që me të vërtetë përbëjnë fondin e lartë të Muzeut të Artit Bashkëkohor. Pa mëdyshje, në mesin e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm, që realisht përbëjnë më se 300 vepra të realizuara nga 150 artistë, veprat e artistëve francezë e zënë pa mëdyshje një vend plotësisht të merituar dhe, besa, krejtësisht të veçantë.

Ndaj, në shenjë të 20- vjetorit të përfundimit të luftës, në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita voluminoze e artistëve francezë, ku u prezantuan më se 50 vepra të artistëve francezë, në mesin e tyre edhe: Andre Masson, Jean Bazaine, Bernard Buffet, Marta Pan, Hans Hartung, Samuel Buri, François Stahly, Macel Gromaine, e ndonjë tjetër, treguan artin e bukur me idealizmin e lartë shpërfaqës. Dhe, me të vërtetë kjo ekspozitë, ishte një ngjarje e lartë artistike e estetike. RESPEKT GALERISË KOMBËTARE, PËR ORGANIZIMIN E KËSAJ EKSPOZITE TË VEÇANTË Pa dyshim, krijuesit janë treguesit më të mirë të shpërfaqjes idealiste të kohës. Ndaj, ata e tregojnë më së miri kohën dhe ngjarjet kohore. Ata e ndjejnë kohën dhe erën e asaj kohe. Këtë, zaten, me një sens të lartë, e treguan krijuesit francezë të shekullit 20, në këtë ekspozitë të veçantë, në Galerinë Kombëtare të Kosovës të organizuar para do ditësh.

Kjo veçanti sensuale u vërejt bukur gati në çdo vepër të ekspozuar. Pa mëdyshje, falë angazhimit të Galerive Kombëtare të Prishtinës dhe të Shkupit, të Ministrive të Kulturës të Kosovës dhe të asaj të Maqedonisë së Veriut, e mundësuan organizimin e kësaj ekspozite madhore dhe të veçantë. Në këtë ekspozitë tejet sensitive, morën pjesë më se 40 krijues, me më se 50 vepra të nduarnduarta, treguan sheshazi idealizmin e lartë kreativ dhe formësimin ndjesor e përmbajtësor. Ndaj, për tri javë rresht sa do të qëndrojë kjo ekspozitë, do ta kenë rastin, që artdashësit kosovarë, , të njihen më për së afërmi, me kreativitetin e bollshëm, të krijuesve francez të shekullit 20. Andaj, ishte një rast i mirë që t'i njohim veprat sensitive të krijuesve francez. Këtë mënyrë të prezantimit, Galeria jonë Kombëtare duhet ta vazhdojë edhe me vendet e tjera, por edhe me Muzetë e tjerë bashkëkohorë. Vetëm në këtë mënyrë do ta bënim korrelacionin e prezantimeve me vendet dhe me shtetet e tjera. Andaj, këtë mënyrë të prezantimit, duhet gjithsesi ta vazhdojmë në të ardhmen. ÇFARË NDJESIMI TË KREATIVITETIT SENSITIV PARAQESIN VEPRAT E EKSPOZUARA?

Ato vepra të ekspozuara, në tërësi shpërfaqin dhe ilustrojnë, kreativitetin e lëvizjeve të ndryshme, si: kubiste, surrealiste, por edhe ekspresioniste, që tregojnë dendur, por edhe janë dëshmi e lartë e një kreativiteti, që kishte Parisi gjatë shekullit 20-të, të shprehjes artistike dhe estetike më bashkëkohore. Ndaj, mu për këtë, secila vepër e ekspozuar na paraqet dendur,cilësinë e kreativitetit të lartë ndjesor dhe përmbajtësor. Pa dyshim, artistët e prezantuar, shpërfaqën në tërësi , unifikimin e vlerave universale, por besa, edhe në masë të madhe edhe idenë konceptuale të kreativitetit në veprat e prezantuara. Dhe, për këtë, secila vepër e ekspozuar, tregon qartas, idealizmin e lartë ndjesor dhe kreativitetin intuitiv në formësimin e lartë të rrëfimit fare përmbajtësor. S'do mend se paraqitja e ambientit parisien shpërfaqet në shumë vepra kreative të krijuesve autoktonë.

Andaj, për invencionin e shpërfaqjes së idealizuar dhe formësimit të lartë përmbajtësor do t'i veçonim veprat e krijuesve, të cilët me idealizmin e shpërfaqur treguan dendur, sensin e mbarshtrimit përmbajtësor, si: Yves Alix "Metro"(bakërshkrim), Doroteo Arnaiz "Cifti"(litografi), Andre Masson "Endërr për një shkretëtirë"(bakërshkrim), Jean Bazaine "Peizazh malor" (litografi), Rene Bertholo "Muzgu" (seriografi), Bernard Buffet "Flutura 3"(litografi), Jasques Doucet "Dimri"(ngjyrë dhe kollazh), Marcel Gromaire "Akt"(vizatim), Eteune Hajdu "Biljana"(bronz), Barbara Kvasnievska "kallani"(bakërshkrim), Marta Pan "skulptura 93" (dru), Leopold Suvage "Taornina"(guash në letër), Français Stahly "Peshk" (dru), e ndonjë tjetër. Të gjitha këto vepra, varg e vijë, paraqesin shpërfaqjen e lartë idealiste dhe në anën tjetër, çka është shumë e rëndësishme,shpërfaqjen e unifikimit të vlerave universale. Kjo pa dyshim, është një arritje e madhe e këtyre krijuesve francez, të cilët vazhdimisht, artin e tyre e bënë të vlerësuar me kreativitetin e tyre tejet sensitive. Pa dyshim, këto vepra të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Kosovës, tregojnë kohën dhe ndjesimin e lartë kohor.

Ky ndjesim i lartë vërehej bukur në çdo vepër të ekspozuar. Ndaj, të 50 veprat e ekspozuara, në këtë galeri, treguan qartas kreativitetin e lartë të Shkollës Parisiene, që ishte aktive që nga vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, që ishte një fakt i bollshëm për ta ruajtur epërsinë nga qendrat e tjera, ku krijuesit e saj, me veprat e ekspozuara, u ofruan vizitorëve kosovarë, një kreativitet sensitive, ndiesor dhe fare përmbajtësor. Andaj, gjithsesi, kjo ekspozitë madhore ishte ngjarje e lartë e kreativitetit artistik e estetik, në të cilën krijuesit francezë treguan kreativitetin; sa sensitiv e ndjesor, aq edhe kreativ e përmbajtësor.

(Kosova Sot)