Biznesmenja e suksesshme zezake lufton me keqtrajtuesin e rritur

  • 14 April 2019 - 08:55
Biznesmenja e suksesshme zezake lufton me keqtrajtuesin e rritur

Situata e Jordanit në fillim mund të duket sikur torturë

Nuk ka nevojë që të shikojmë më tej sesa Lugina e Silikonit (apo edhe Hollivudi) për të parë se si këta njerëz përdorin çdo pasuri dhe pushtet që arrijnë në moshë të rritur, për t’u hakmarrë për abuzimin që kanë përjetuar si fëmijë

Shumë kohë para se epidemia amerikane e keqtrajtimit (bullying) të fëmijëve u bë e famshme, Hollivudi e kishte marrë këtë çështje për zemër, duke e bërë përbërës standard në filma, duke e ndëshkuar keqtrajtimin e të të ‘mjerëve’ nga vajzat e këqija, fëmijët e pasur dhe klikat e ndryshme. Por, filmat me të madhe e kanë injoruar fenomenin kthyes, në të cilin ata që dikur ishin karakterizuar si ‘të lënë anash’, bëhen keqbërës të një lloji edhe më të keq, kur të rriten. Nuk ka nevojë që të shikojmë më tej sesa Lugina e Silikonit (apo edhe Hollivudi) për të parë se si këta njerëz përdorin çdo pasuri dhe pushtet që arrijnë në moshë të rritur, për t’u hakmarrë për abuzimin që kanë përjetuar si fëmijë.

Filmi “Little” e ka adresuar këtë fenomen me saktësi, me anë të zhanrit të transformimit trupor, që na sjell adoleshentë në trupin e të të rriturve (“13 Going on 30,” “Big”), të rriturit në trupin e adoleshentëve (“17 Again,” “Camille Rewinds”), si dhe prindërit dhe fëmijët që ndërrojnë vendet (“Freaky Friday,” “Vice Versa”), me variacione të pafundme të formulës. Ndoshta jo edhe pa kufi: deri më tani zhanri në fjalë ka qenë kryesisht i bardhë, gjë që e bën filmin “Little” të ndryshëm.

Qesharak, edhe pse paksa tepër familjar, filmi “Little” përqendrohet te tuhafeje të quajtur Jordan Sanders (rol që luhet nga aktorja ‘zeshkane’ Marsai Martin në moshën 13 vjeçe) vetëbesimi i së cilës bie pasi që një vajzë e re e poshtëron atë para tërë klasës. Nga ai moment, Jordan vendosë që të bëhet e pasur dhe e suksesshme, në mënyrë që të mund të hakmerret ndaj keqbërësve, meqë “askush nuk e keqtrajton shefin”.

Tirani i madh

Pasi që rritet ajo bëhet më e keqe sesa Miranda Priestly i Meryl Streep-it, duke ofenduar të huajt, duke ia bërë jetën ferr asistentes së saj April (Issa Rae) dhe duke demoralizuar pjesën tjetër të punëtorëve të saj, me një abuzim të vazhdueshëm verbal dhe fizik derisa një ditë, një adoleshent jo ndryshe nga ajo që edhe Jordan ishte dikur, e kundërshton atë. Vajza shpreh dëshirën që Jordan të ishte e vogël në mënyrë që të mos mund të shpëtonte me një sjellje të tillë. Dhe, nuk vonon, të nesërmen Hall është transformuar në Martin, bashkë me syzat sikur fundi i shishes dhe me flokët e egra, të cilat e bënin cak të preferuar të keqbërësve që nga mosha 13 vjeçe.

Filmi “Little” përshtatet kaq mirë me këtë zhanër, sa që skenari i tij, që është shkruar nga regjisorja Tina Gordon bashkë me Tracy Oliver, as që e merr mundin për të shpjeguar se si funksionon mallkimi magjik, duke u mbështetur te fakti se shikuesit edhe më parë do të kenë parë mjaft filma të tillë, për ta ditur se Jordan duhet të nxjerrë mësim para se të lejohet që të kthehet te vetja e saj e vjetër. Filmi thuajse nuk bën asnjë përpjekje për ta larguar mallkimin, deri në atë masë sa që April delegon detyrën e përcjelljes së vajzës që ua dëshiroi atë të tjerëve. Në vend të kësaj, filmi sikur shijon çdo moment të vuajtjeve të Jordanit, në periudhën më të vështirë të jetës së saj, klasën e tetë.

Duke e vlerësuar Jordanin sikur tiranin më të madh, filmi “Little” len mjaft vend për ta poshtëruar atë më vonë, duke filluar me nocionin se ajo tani mbështetet te asistentja e saj e nënvlerësuar April, që të veprojë si kujdestar ligjor i saj.

Frustrimi i Jordanit

Situata e Jordanit në fillim mund të duket sikur torturë, por ajo situatë ia ofron asaj edhe një mundësi unike: duke u kthyer prapa, duke e ditur se çka bënte si e rritur, ajo mund ta kalonte më lehtë atë periudhë, e cila ishte aq e vështirë për herë të parë. ka edhe një dinamikë tjetër në këtë film, e cila është më argëtuese, sikur p.sh. kur ajo flirton me mësuesin (Justin Hartley), ose kur vishet me një kostum ngjyrë rozë, i cili i bën të gjithë që ta kthejnë edhe një herë kokën për ta shikuar.

Edhe pse Jordan është e frustruar, për shkak se të gjitha ushtrimet e saj pilates dhe kirurgjia plastike kishin shkuar kot, situata ia mundëson asaj që ta kthejë ndjenjën e trimërisë që e kishte ndier kur ishte më e re, duke i bashkuar forcat me shoqet e tjera, po aq të refuzuara, Riana (Thalia Tran), Isaac (JD McCrary) dhe Devon (Tucker Meek).

Issa Rae shërben si konstantë e vazhdueshme përgjatë të gjitha përvojave, derisa April është personi i vetëm të cilit Jordan i beson që t’i ndihmojë gjatë transformimit. E njohur më së shumti me rolin e saj në filmin e rrjetit HBO “Insecure”, Rae është paraqitur me disa role të tjera të vogla filmike, por roli në filmin “Little” shënon kthimin e saj në ekranin e madh.

(Kosova Sot)