'Të varfrit janë skllevër, kurse pushtetarët tregtarë skllevërish'

  • 14 April 2019 - 21:50
'Të varfrit janë skllevër, kurse pushtetarët tregtarë skllevërish'

Në vijim mund t'i lexoni disa fragmente nga romani "Psycho II", i shkrimtarit Ilir Muharremi, i cili shumë shpejt, pritet të jetë në dorën e lexuesve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Shteti ynë i shpallur historikisht si me popull më të vjetër e shtet më të ri nuk po filozofon në mënyrë të duhur. Shumë absurde ajo të jesh popull i vjetër e shteti më i ri. Dikush ka faj këtu. Faji është përbrenda zotëri, e jo për jashtë. Çfarë mendoni ju zotëri? Po bëhemi mendjekthjellët. Po i ikim propagandës dhe rrahjeve të gjoksit, po i kthehemi vërtetësisë, shkencës pra. Shqiptarët kurrë nuk e kanë dashur shkencën, edhe kurrë s’ka pas shkencëtarë shqiptarë. Gjithmonë realitetin e kanë parë me syze. Bota thotë: e tillë është e vërteta. Ne mund të diskutojmë pa pushim zotëri, por pas ca vitesh vetë koha do ta tregojë se kam të drejtë. "

Image

Vend kanibalësh është. Të varfrit janë skllevër, kurse pushtetarët tregtarë skllevërish. Në tabelë shkruajnë: “Punët po na ecin si mos më mirë, merremi më tregti të varfërve-skllevërve, e shesim mishin e tyre”.

(Kosova Sot)