U bë copë e grimë në shekullin e gjashtë nga mbreti Arthur

  • 16 April 2019 - 09:48
U bë copë e grimë në shekullin e gjashtë nga mbreti Arthur

Aktori David Harbour e përvetëson në tërësi rolin Hellboy 

Në rolin e "Hellboy"-t, David Harbour ka një akt të vështirë për ta ndjekur, por akti i vërtetë për ta përcjellë ishte ai i Del Toro-s. Regjisori i ri, Neil Marshall ("The Descent"), vazhdon që të na 'sulmojë' me bisha fantastike -një treshe katallanësh të cilët duken sikur të ishin goditur me një shkop mesjetar, që quhet Gruagach

Mund të jetë e tepërt të thuhet që Hellboy ishte roli për luajtjen e të cilit ka lindur Ron Perlman, por në filmin e Guillermo del Toro-s "Hellboy" (2004) dhe në vazhdimin e tij spektakular, "Hellboy II: The Golden Army" (2008), nuk ka dyshim se Perlman lidhej me rolet në një mënyrë të çuditshme. Pjesë e kësaj ishte sesi fizionomia e tij dukej sikur i ndihmonte deri 'në mes të rrugës' në këtë drejtim. Ai mund ta ketë luajtur një njeridjall me djegie anësore, dhe me brirë dreqi, por në asnjë moment nuk duket sikur Perlman të ishte 'varrosur' nën grim. Deri në një masë të konsiderueshme, ai bashkohej me të, duke e bërë personazhin e tij njëfarë makinerie të vrasjeve të liga. Ka një vibracion kokulur Perlman braktisi rolin pasi mori vesh se Del Toro nuk do ta kryesonte filmin e tretë të serisë. Por edhe për shkak që filmi i Mike Mignolia-s "Dark Horse Comics" priste një aktor dhe regjisor të ri, a ishte me të vërtetë e nevojshme që të bëhej një film i tretë "Hellboy"? Në filmin e ri "Hellboy", David Harbour, nga "Stranger Things" merr përsipër rolin dhe bën një punë të mrekullueshme me të. Por, ju jeni më të vetëdijshëm sesa kur Perlman e luante këtë rol.

Filmi i regjisorit Harbour, "Hellboy" ka një vibracion kokulur. Ende kemi të bëjmë me një film gjysmë amator, ku ky film "Hellboy" nuk e arrin atë që arrihet nga Perlman. Në rolin e "Hellboy"-t, David Harbour ka një akt të vështirë për ta ndjekur, por akti i vërtetë për ta përcjellë ishte ai i del Toros. Regjisori i ri, Neil Marshall ("The Descent"), vazhdon që të na 'sulmojë' me bisha fantastike - një treshe katallanësh të cilët duken sikur të ishin goditur me një shkop mesjetar, që quhet Gruagach (me zë të mrekullueshëm të Stephen Graham) puna e të cilit ishte që të mblidhte pjesët e trupit të mbretëreshës antike të gjakut (Blood Queen), Nimue (Milla Jovovich), të cilat ishin varrosur në kuti të ndara pasi që ishte bërë copë e grimë në shekullin e gjashtë nga mbreti Arthur dhe shpata e tij e fuqishme Excalibur.

Hellboy kurrë nuk duket aq i tunduar A ka mundësi që Blood Queen të bashkohet përsëri sikur magjistarja Humpty Dumpty, në mënyrë që edhe një herë të sjellë mortajën mbi civilizimin njerëzor? Këto dhe pyetje të tjera i sjell ky film, pa ndonjë urgjencë të madhe. Blood Queen, që luhet nga Jovovich me atë serbesllëkun standard aristokratik, duke tentuar që ta joshte Hellboy-n t'i bashkonte forcat me të sajat, për ta eksploruar anën e errët të natyrës së saj të ndarë. Por, Hellboy kurrë nuk duket aq i tunduar, duke e lënë filmin me një zbrazëtirë aty ku duhej të ishte konflikti më fascinues. 

(Kosova Sot)