Legjenda e aktorit Keanu Reeves

  • 17 prill 2019 - 09:24
Legjenda e aktorit Keanu Reeves

Udhëhoqi trilogjinë "Matrix" deri në një fitim prej 3 miliardë dollarësh 

Njeriu më enigmatik i Hollivudit përsëri e dëshmoi veten si një yll bona fide i aktrimit. Por kush është ai në fakt? 

Aktori Keanu Reeves jeton në të njëjtën shtëpi tash e 12 vjet. Shpesh e pyet veten a është kjo shtëpia në të cilën ai do ta japë shpirtin. Nuk është se kjo gjë e preokupon, thjesht është kureshtar. "Për këtë gjë nuk mendoja kur kisha 40 vjet", thotë ai. Secila gjeneratë e ka Keanu Reevesin e vet, por ky Keanu Reeves është Keanu Reeves i çdo gjenerate.

Keanu Reeves i sotshëm ka po të njëjtën mjekër pak të rritur. Ka po ato flokë që i bien në sy. Mbath po të njëjtat çizme të bjeshkatarisë. Duhet ta shikoni për së afërmi, me kujdes, që të thoni se cili vit është. Ai ka 54 vjet dhe për momentin është ftohur. Zëri iu ka ndryshuar. Në filmin e tij të ri, Reeves përsëri vjen me rolin e John Wickput, mjeshtrit vrasës, të ve, me një zemër të plagosur.

Vagabondi rus

Filmi i parë "John Wick" ishte bërë për 20 milionë dollarë, pa pritje kushedi çfarë. "E ke këtë vrasësin, të cilit i vdes gruaja 'nga egjeli', e cila më parë ia kishte dhënë një këlysh. Një vagabond rus ia vret këlyshin dhe Reeves vret 84 njerëz", thotë Stahelski. "Sa studio mendoni se e refuzuan këtë film? Të gjitha ato". Stahelski kaloi vite të tëra si 'dopio' e Reeves-it në të tre filmat "Matrix" prandaj e dinte se çka ishte ai në gjendje të bënte. "Nuk njoh askënd tjetër që angazhohet më shumë në aktrim, fizikisht, intelektualisht", thotë ai.

"Tani, rreth 20 vjet pas Matrixit", thotë Stahelski, "e keni 'dopion' tuaj duke ua luajtur rolin e regjisorit. Ai di çka jeni në gjendje të bëni. Dhe, pritjet e tij janë edhe më të trenta sesa ato të regjisorëve të tjerë, me të cilët ke punuar tash e një dekadë e gjysmë. Unë mund t'i them, "e di se mund të bësh më shumë. Mos më rrej mua". Dhe Keanu, 20 vjet më pas, i bën të gjitha ato! Kjo nuk është vetëm fizike. Është mendore".

Fansat e filmave me luftime përshëndetën filmin e parë të Wick-ut me mjeshtëritë e tij të arteve luftarake, i cili në njëfarë mënyre ishte paksa edhe anti-Matrix. Dhe, kjo ishte e tëra. Reeves, Leitch dhe Stahelski donin që shikuesit të besonin atë që shihnin, në mënyrë që të mos e detyronin John-in që të bënte asgjë më shumë sesa Keanu. Por, ekzistonte edhe një arsye pse ata bënë skenat aksion ashtu si i bënë. "Nuk kishim zgjidhje", thotë Stahelski me hare. "Nuk kishim para. Nuk mund t'ia lejonim vetes ndonjë punë fine me kamerë. Ide kishim, por para jo. Kishim vetëm një kamerë. Njeriu i parë i cili vdes në skenë të luftimit, është po ashtu edhe i fundit.

Atij i duhej që të ngrihej, të shkonte prapa kamerave dhe të kthehej në skenë që të vritej përsëri nga Keanu". "Ai e ka këtë dyshen e bukur në personalitetin e tij: Johnin, i cili ishte i martuar dhe John Wick, vrasësin. John dëshiron të jetë i lirë. Por, mënyra e vetme që ai di ta bëjë këtë, është përmes John Wick." Që atëherë, filmat "Wick" janë bërë një franshizë me vlerë 140 milionë dollarë, gjë që nuk mund ta besojë askush, bile as njerëzit që janë të përfshirë në të. Starz është duke e bërë një seri TV me ngjarjen që zhvillohet në universin "John Wick".

Keanu mbi kalë u bë pamje ikonë

Në ndërkohë ekziston edhe "John Wick: Chapter 3-Parabellum", i cili sjell një John të ekskomunikuar dhe në ikje e sipër, pasi që kishte vrarë dikë në zonën e ndalimit të vrasjeve. Por, rreziqet vazhdojnë që të jenë të njëjta sikur gjithherë. Beteja psikike e John-it është ajo që preferohet nga Reeves në lidhje me këta filma të çmendur. Në filmin më të ri, John kalëron kalin nëpër rrugët e Nju Jorkut. Ai thotë se ishte këmbëngulës për skenën me kalë, meqë të tjerët mendonin se ajo ishte tepër e çuditshme. Keanu mbi kalë u bë pamje ikonë.

Ai është i përkushtuar që të aktrojë sikur një 'njeri normal' edhe pse thjesht prania e tij krijon një atmosferë jo reale, gjë që i ka ndihmuar atij të mbetet një figurë enigmatike e kultit, përkundër faktit se është aktor i listës A për dekada të tëra. Mos harroni, ai udhëhoqi trilogjinë "Matrix" deri në një fitim prej 3 miliardë dollarësh. Ka ndryshuar mënyrën sesi duken filmat aksion, ai ndryshoi kulturën. Ajo që dihet, është se Reeves nuk ka bërë asnjë film të studios që nga "47 Ronin", i cili ishte një dështim. Ndonjëherë fansat të cilët janë tepër falënderues për ekzistimin e tij, harrojnë që të votojnë edhe me dollarët e tyre.

(Kosova Sot)