Ndahet nga jeta papritur në moshën 16-vjeçare aktorja e njohur

  • 18 April 2019 - 11:17
Ndahet nga jeta papritur në moshën 16-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja e njohur e programit CCBC Millie Inbetween, Mya Lecia Naylor ka vdekur në moshën 16-vjeçare.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë, por përfaqësuesit e saj A & J Management thanë se ajo vdiq më 7 prill.

Naylor ka luajtur së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never.

Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm të Hollivudit, Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Cloud Atlas”.

“Dashuria dhe mendimet tona janë me të gjithë familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë të vështirë”, thuhet në reagimin A & J. 

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të BBC, e përshkruante Naylor si një “aktore, këngëtare dhe balerinë” jashtëzakonisht të talentuar.

Aktorja e cila lindi në Warwickshire në vitin 2002, e filloi karrierën e saj në moshën 2-vjeçare në vitin 2004 në shfaqjen e BBC, Absolutely Fabulous. 

(Kosova Sot)