Burri i saj nuk besonte në Zot, familjarët e aktores kosovare porositën vrasjen e dyve

  • 18 April 2019 - 15:28
Burri i saj nuk besonte në Zot, familjarët e aktores kosovare porositën vrasjen e dyve

Lezja, aktorja jona e dashur, së fundi e kthyer fuqishëm në skenë me hitin “Lulja n’saksi”, është ndër artistët më të respektuar e të dashur për shqiptarët.

Lezja vjen nga Prizreni, nga një familje krishtere shumë besimtare, prandaj edhe martesa e saj me aktorin Xhevat Qena i prishi pak raporetet e saj me familjen, sidomos nënën e saj që nuk e pranonte atë, për shkak se ai nuk besonte në Zot.

Madje, kjo ka shkuar aq larg sa ka urdhëruar kushërinjtë t’ia vrasin bijën bashkë me të dashurin Xhevatin, të cilin deshi ta merrte për burrë. Leze Qena dhe Xhevati kanë shpëtuar nga vdekja atëherë kur kushërinjtë e nënës së saj i janë drejtuar babait të Lezës për ta marrë konfirmimin për t’i vrarë dhe ai nuk ka pranuar. 

Pas një kohe Xhevati është bërë dhëndrri më i dashur i familjes.

Leze Qena shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 60 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë. 

(Kosova Sot)