Ja filmat që pritet të jenë në Kanë

  • 19 April 2019 - 10:05
Ja filmat që pritet të jenë në Kanë

 Para se të bëhet e ditur zyrtarisht cilët filma do të përfshihen në këtë festival, ne kemi bërë parashikimet tona

“Once Upon a Time in Hollywood”

Regjisori Quentin Tarantino ka mbledhur një ekip madhështor aktorësh, si DiCaprio, Pitt, Margot Robbie, për një triler i cili zhvillohet gjatë viteve 1960 dhe flet rreth rastit të vrasjeve Manson.

“Pain and Glory”

Filmi i ri nga regjisori spanjoll Pedro Almodóvar konsiderohet si përgjigje e regjisorit ndaj filmit vetëreferues të Feredico Fellini’t, “8½”. Bashkëpunëtori i moçëm i këtij regjisori, Antonio Banderas, luan rolin e një regjisori në të 60-tat. Një bashkëpunëtore tjetër e vjetër, Penelope Cruz, luan rolin e nënës së tij, Jacinta. Ky film tanimë është shfaqur në Spanjë.

“The Truth”

Kemi të bëjmë me një film francez, me në rolet kryesore Catherine Deneuve dhe Juliette Binoche. Ato luajnë rolin e nënës, yll filmi dhe vajzës skenariste, raporti midis të cilave shkatërrohet pasi që kjo e fundit publikon memoaret e saj.

“Against All Enemies”

Që nga filmi “Clouds of Sils Maria”, Kristen Stewart ka qenë fiksim i Kanës, kështu që filmi i saj biografik rreth Jean Seberg – duke qenë edhe vet ikonë e kinemasë franceze që nga filmi “A Bout de Souffle”, meriton të paraqitet në Kanë.

“Ad Astra”

Regjisori James Gray ka qenë një kohë të gjatë djali i preferuar i Kanës dhe do të jetë edhe më shumë meqë filmi “Lost City of Z” e bëri atë lojtar të të gjitha llojeve. Ky film me buxhet mesatar, i zhanrit “sci-fi” (fantazi shkencore) sjell në rolin kryesor aktorin Brad Pitt i ushtar në një mision hapësinor për ta gjetur të atin e tij të humbur, një shkencëtar renegat.

“A Hidden Life”

Terrence Malick vazhdon që ta mbajë një vello thuajse të padukshme rreth statusit të filmave të tij, kështu që nuk ka mundësi ta dimë a do të përfundojë ky projekt me kohë, që të mund të shfaqet në Festivalin e Kanës. Filmi i zhanrit dramë flet rreth kritikut të nazistit, Franz Jägerstätter, i cili ekzekutohet në vitin 1943.

“Sorry We Missed You”

Thashethemet rreth pensionimit të Ken Loach-it kanë qenë të ekzagjeruara. Fituesi i dyfishtë i çmimit Palma e artë ka mundësi që të kthehet në Kanë me filmin e tij më të ri, një dramë ekonomike rreth një shoferi (Kris Hitchen), i cili mundohet ‘ta mbajë kokën mbi ujë’.

“Ahmed”

Kritikat e filmit më të ri të vëllezërve Dardenne, “The Unknown Girl”, ishin të përziera, por sa i përket Kanës ata pritet të jenë të mirëseardhur. Në filmin e tyre “Ahmed” një adoleshent belg planifikon ta vrasë mësuesin, pasi që zhytet në ekstremizëm fetar.

“Matthias and Maxime”

Regjisori kanadez frankofon, Xavier Dolan, kthehet te rrënjët e tij në Montreal, me atë që është përshkruar si “homazh ndaj dramave familjare të viteve 1990”, ku në film luan vet Dolan, bashkë me yllin Anne Dorval.

“Parasite”

Filmi i fundit i Bong Joon-ho-së, “Okja”, ishte ndër shkaktarët e konfliktit midis Kanës dhe “Netflix”-it, por meqë gjiganti i “streaming”-ut nuk është i përzier në filmin “Parasite”, nuk do të duhej të kishte pengesë që filmi të përzgjidhet nga Kana. Kemi të bëjmë me një triler, rreth një familjeje që infiltrohet nga një familje tjetër.

“True History of the Kelly Gang”

Filmi i fundit i Justin Kurzel-it, “Assassin’s Creed”, ka shënuar një rënie krahasuar me karrierën e tij, në shikim të parë, e cila deri më tani ishte e patëmetë. Filmi i tij i radhës, adoptim i një romani të Peter Carey, duket sikur një kthim i mençur te skena reale kriminale e Australisë. Sa iu përket roleve, George MacKay është Ned, pastaj paraqiten edhe Russell Crowe, Nicholas Hoult dhe Essie Davies.

“Nighthawk”

Regjisori i filmit “Aquarius”, Kleber Mendonça Filho, në filmin e tij të ri ka angazhuar aktorët Jonny Mars dhe Sonia Braga, rreth një udhëtimi në zemër të Brazilit. Duke qenë se në film luan edhe Udo Kier, atëherë mund të priten gjëra të tmerrshme të ndodhin.

“First Cow”

Filmi më i ri i Kelly Reichardt-it flet për kuzhinierin e një bande në Oregonin e vitit 1820. Në këtë film përfshihet edhe një udhëtim deri në Kinë dhe, anasjelltas, pasi që heronjtë e filmit bashkohen me një refugjat. Nuk ka yje të mëdhenj, por ky film megjithatë duket glamuroz.

(Kosova Sot)