'E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua'

  • 20 April 2019 - 20:36
'E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua'

Kërshëria për ta kuptuar ngjarjen deri në fund, përherë i nxitë lexuesit që ta lexojnë ngjarjen deri në fund, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa  për t'u shuar kureshtjen, ne po ua sjellim një fragment nga rmani "Psycho", i shkrimtarit Ilir Muharremi.

"Gjithmonë i duam dhe janë më interesante ato gra ose burra që vdesin të rinj, zonjë. E di pse? Se ata nuk na harxhojnë më shumë kohën dhe s’ndiejmë detyrim më ndaj tyre. Nëse përpiqen të na detyrojnë, atëherë nuk na punon më kujtimi si në fillim për ta, zonjë. E njoh një person të cilin shumë shpesh e ngacmonte një grua. Madje, kur pinin kafe mbi dhjetë thirrje telefonike i kishte nga ajo. Ajo kishte vdekur shumë e re. Zuri vend të madh në zemrën e tij. Këtë ai mundohej ta fshihte, por unë e vëreja lehtë. Shumë më shumë ndikon edhe kur flasim për një të vetëvrarë, zonjë. Filozofët e shohin këtë si tronditje të mrekullueshme. Fjalitë i kanë të shkurtra e të rënda, i përmbahen çdo dhimbjeje, dhe në këtë jetë vetakuzohen ata."

(Kosova Sot)