Chloë Grace Moretz flet rreth karrierës së saj

  • 22 April 2019 - 09:40
Chloë Grace Moretz flet rreth karrierës së saj

Famën e arriti në moshën 12 vjeçe 

U bë e famshme me "Kick-Ass", për të pasur një rënie të konsiderueshme me një film, ku luante përkrah Louis CK. Tani, Chloë është kthyer fuqishëm me rolin në filmin "Greta" dhe me dëshirën që të flitet sa më shumë për të

Chloë Grace Moretz mund ta bëjë këdo që të ndihet i moshuar. Ajo vjen në takimin tonë për kafe, të orës 10:30 e kthjellët nga joga e mëngjesit: me sy të kthjellët dhe me vathë të sapovënë në veshë. Me 22 vjetët e saj, me rreth 60 filma dhe role TV 'nën sqetull', Moretz ende e ka pamjen e yllit fëmijë, gjë që dmth se ajo është një yll me pamje të fëmijës, me flokë të arta dhe me tipare si të vizatuara. Krahas motrave Fanning, Moretz është njëra ndër aktoret më të mira moderne, karriera e së cilës filloi sapo kishte filluar shkollimin. Jeta e saj profesionale, më saktësisht, filloi në moshën 6 vjeçe, famën e arriti në moshën 12 vjeçe, me rolet si "Kick-Ass" dhe "Hugo". Neil Jordan, regjisori i filmit të saj të fundit, "Greta", thotë: "Në një moshë kur fëmijët as që duhet të aktrojnë, ajo ishte e jashtëzakonshme". Ribërja e filmit "Let the Right One In, Let Me In", po ashtu u bë kur ajo kishte 12 vjet, "nuk kishte të drejtë të ishte i mirë, por ishte i mirë për shkak të saj", thotë ai.

Filmi i ri Jemi në "San Vicente Bungalows", një klub të ri privat. Filmi i saj i ri paraqet edhe një rikthim. Një psikotriler, ku luan edhe Isabelle Huppe. Në një moment ekziston një pauzë. Ajo mendon se, të lindësh në vitin 1997, ka efekt depresiv. "Do të doja të kisha lindur pak më herët". Do t'ju falet sikur të mendonit se ka lindur më herët, jo vetëm për shkak të 'katalogut' të saj, por edhe për shkak të maturisë me të cilën ajo rrezaton. Desiree Akhavan, e cila ishte regjisore e filmit të saj të vitit 2018, "The Miseducation of Cameron Post", thotë: "Chloë është tepër ambicioze, e përqendruar dhe nuk kam dyshim se ajo do të merret edhe me produksion, së shpejti. Ajo është një biznesmene e mençur dhe nuk ka dyshim se ajo ka mësuar shumë duke bërë tërë ata filma që ka bërë". "Greta" është filmi i parë ku Moretz nuk luan rolin e një vajze, adoleshenteje, vampiri, apo edhe superheroi apo aktoreje, por rolin e një femre njëzet e ca vjet. Kjo po ashtu është hera e parë që ajo paraqitet me një rol të kësaj moshe. "Greta" është një përrallë e mijëvjeçarit. Personazhi i Moretzit posedon një kështjellë në formë të një apartamenti në nënkulm në Tribeka të Nju- Jorkut. Huppert është titullarja e tmerrshme shtrigë, e cila keqtrajton Moretzin, pasi një femër e re gjen dhe kthen çantën e Greta-s. Moretz bëhet gjithnjë e më e përndjekur, pasi institucionet e dëshpërojnë atë. Ajo kontakton policinë disa herë, por hasë në një burokraci, e cila injoron vështirësitë nëpër të cilat ajo është duke kaluar. Pa e prishur përfundimin, duket se Jordan sugjeron që, në botën e tanishme, femrat e reja duhet vetë të përkujdesen për veten e tyre. 

Jeta e Moretz-it Në film, e ëma e Moretz-it ka vdekur dhe ajo ka një raport të tensionuar me të atin. Në jetën reale, Moretz dhe i ati i saj kanë pasur probleme që nga koha kur ajo u largua nga familja, në moshën 12 vjeçe. Moretz kryesisht është rritur nga e ëma, Teri, me të cilën ajo jeton në LA, bashkë me dy nga katër vëllezërit e saj; Trevor është trajneri i saj i aktrimit dhe Brandon është menaxher i biznesit. Ka plane për një punë në një film të shkurtër me Colin, më të riun prej tyre. Familja ka rrënjët nga Gjeorgjia, ku Moretz përshkruan një fëmijëri baptiste jugore, me shumë obligime të kishës dhe lutje nga Bibla, para se të binte në gjumë. I ati i saj, një kirurg i suksesshëm plastik, ishte trashëgimtar i "Moretz Mills", një kompanie të çorapeve. Sikur që thamë, ajo filloi të aktronte në moshën 6 vjeçe, pasi Trevor u pranua në shkollën e dramës në Nju- Jork. Moretz kaloi shumë shpejt nga leximi i rreshtave te paraqitja në rolet kryesore në filma. Ajo që ka përshkruar karrierën e saj ndoshta është përzgjedhja që të evitonte rolet, ambicia kryesore e të cilave ishte të ishin të adhuruara nga të tjerët. Në çdo moment, ajo është më pak e pëlqyer, sesa që do të mendonit. Më pas, në vitin 2016, Moretz ndalet papritmas. U lanë andaj planet për t'u paraqitur në një version "live-action" të filmit "The Little Mermaid". Atë vit, Moretz iu bashkua kampanjës të Hillary Clinton-it. Ajo thotë se Hillary ende i mungon asaj. Moretz kishte vetëm rreth 12 vjet, kur iu tërhoq vërejtja që të ruhej nga meshkujt. Ajo tregon sesi, kur kishte vetëm 15 vjet, e ftonin që të shkonte në mbrëmje pokeri me meshkuj. Chloë thotë se shkonte në ngjarje të tilla vetëm nëse lejohej edhe vëllai i saj, Trevor, të shkonte me të.

(Kosova Sot)