Kush? Çka? Si? Hulk! – Adresimi i teorive të “Avengers: Endgame”

  • 23 April 2019 - 18:34
Kush? Çka? Si? Hulk! – Adresimi i teorive të “Avengers: Endgame”

Si do ta përfundojë franshizën filmi që do të zgjatë tri orë?

Që nga finalja tronditëse e “Infinity War”, super fansat e “Marvel”-it kanë spekuluar rreth asaj se çka mund të ndodhë në të ardhmen

Teoritë rreth të së ardhmes së “Marvel Cinematic Universe” janë integrale për këtë përvojë, sikur ta shikosh vetë filmin. Kjo nuk është për t’u befasuar: “Marvel Studios” në mënyrë aktive inkurajon spekulimin, me referenca të errëta rreth vezëve të Pashkëve, psh. Tani kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para lëshimit të filmit “Avengers: Endgame”, që është kulminacion i 21 filmave të shfaqur përgjatë një periudhe prej 11 vjetësh, nuk mungojnë teoritë rreth asaj se si do ta përfundojë franshizën filmi që do të zgjatë tri orë.

Supozimet e fansave

Regjisorët, Joe dhe Anthony Russo, sikur edhe zakonisht nuk kanë bërë komente domethënëse rreth teorive të fansave. Duke folur për “Heroic Hollywood”, ata thjesht kanë thënë se disa teori janë afër të së vërtetës, derisa të tjerat nuk janë ‘kurrkah’. Kur ka shumë teori, normalisht që disa i afrohen të së vërtetës. Ndëshkimi me rrahje ka rënë nga kombinimi pas ngjarjeve në filmin “Infinity War”, por ende mbesin gjashtë gurë “Infinity Stones” të cilët mund t’i ndryshojnë të gjitha aspektet e ekzistencës, gjë që dmth se çdo gjë është e mundur.

Kush do të vdesë, kur dhe si? Si do të përdoren udhëtimi në kohë dhe realiteti i ‘quantum’-it do të përdoren dhe me çfarë suksesi? A ka mbetur gjysma e universit e ngujuar në “Soul Stone”, apo ekziston në një univers krejt tjetër? Si do të vdesë Thanosi dhe kush do ta vrasë atë? Çfarë variablash të tjera duhet t’i marrim parasysh, sikur që është mundësia që Valkyrie të jetë ende gjallë dhe Pepper Potts ta vejë një kostum, duke u bërë “Rescue”? Diku në internet ‘jeton’ përgjigja e saktë, mjafton vetëm që të bashkohen korrekt copëzat e mozaikut.

Ja disa nga teoritë që i kemi parë si më të mundshmet

Së pari, janë disa teori mjaft të thjeshta: asnjëri nga personazhet nuk ka vdekur përjetësisht. Captain America do të vdesë apo do të pensionohet, meqë ka kaluar kontrata e Chris Evansit dhe ai formalisht ka thënë lamtumirë. Ka të ngjarë që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Iron Man, sidomos pasi që kemi të bëjmë me përfundimin e serive të filmave të cilët ai i nisi në vitin 2008. “The Avengers” do ta përdorin “Quantum Realm” – një vend ku koha dhe hapësira janë thjesht sugjerime, meqë ekipi bart kostume në trajler, që janë të ngjashme me kostumet që Hank Pym kishte veshur në Ant-Man dhe Wasp.

Kjo me gjasë do të përfshijë udhëtimin e aktorëve në kohë, apo dimensione të ndryshme, meqë fotot që janë publikuar tregojnë se ata janë në Betejën e Nju- Jorkut, ku fotot nga trajleri tregojnë se Ant-Man dikur del nga ai realitet dhe ua dërgon një mesazh “Avengers”-ave, por më datën nga viti 1983. Është evidente që Captain Marvel është lojtar kyç në mposhtjen e Thanos, sikur që është edhe fakti që Doctor Strange e kishte paraparë këtë zhvillim (të quajtur Decimation in-universe) duke ndodhur dhe me gjasë do ta ketë një rol në zhbërjen e tij.

Sa iu përket vdekjeve që ndodhin gjetiu, e dimë se ekziston një gjasë e mirë se do të kthehen Vision dhe Loki, meqë që të dy kanë emisione ‘spin-off’ të paralajmëruar për platformën e streamingut të “Disney”-t. Ka edhe teori se Shuri pasoi në shkarkimin e Visionit, dhe Loki është i maskuar si Ant-Man ose Hulk. Vdekja më misterioze nuk është farë vdekjeje, pasi Russo-të kanë konfirmuar se Gamora ende është gjallë brenda “Soul Stone”.

Një variabël tjetër është sesi mposhtja e Thanosit do të kthejë miqtë e tyre. Disa teori sugjerojnë se kjo nuk do të ndodhë, meqë është aty Captain Marvel dhe Thanos është i dobësuar, prandaj do të nevojiten muaj, apo edhe vite, para se të rishfaqet Ant-Man dhe t’ua japë atyre një çikë shpresë rreth zhbërjes së shkatërrimit.

Kur flitet për shpëtimin, teoritë bëhen më të rrezikshme, pasi ta marrim parasysh edhe udhëtimin në kohë. A udhëtojnë në mënyrë lineare ndryshimet të cilat ata i bëjnë në të kaluarën, gjë që dmth se, ajo që kemi parë në filmat e kaluar është rezultat i interferencës së kaluar? Në atë rast, a janë fotot nga beteja e Nju- Jorkut jo nga një e kaluar e afërt, por nga njëri nga shumë universet laterale që ekzistojnë në të njëjtën kohë?

Benedict Cumberbatch ka bërë me dije se multiversi do të vijë, ku krijimi i universeve të ndarë do të jetë mënyrë për ta për të prezantuar versionet e reja të personazheve “Fantastic Four” dhe “X-Men”. Filmi “Avengers: Endgame” do të dalë më 26 prill.

(Kosova Sot)