Gruaja qaramane dhe bukuroshe

  • 23 April 2019 - 09:38
Gruaja qaramane dhe bukuroshe

Grabitqarja nga legjenda meksikane përndjek Los Anxhelesin e viteve 1970 në filmin e regjisorit Michael Chaves

Ngjarja e këtij filmi zhvillohet në Los Anxhelesin e fillimit të viteve 1970, jo për ndonjë arsye tjetër, pos për të justifikuar përfshirjen e temës së Curtis Mayfieldit “Superfly” në kolonën zanore. Por, vendndodhja e vërtetë e filmit është një kënd i largët i universit të producentit James Wan nga filmi “The Conjuring”.

Linda Cardellini arrin një balancë të mahnitshme të instinktit amnor dhe terrorit mortor si Anna Garcia, një punëtore sociale dhe nënë e ve, e cila dyshon për më të keqen kur zbulon një femër, në rastin e së cilës punon ajo, kishte mbajtur dy djemtë e saj të ngujuar në një orman në apartamentin e tyre. Përkundër insistimit të së ëmës se ajo e kishte tepruar në mbrojtjen e fëmijëve të saj nga një e keqe e djallit, fëmijët merren nga ajo dhe vendosen në kujdes te një familje tjetër. Brenda orësh, ata gjenden të mbytur në një rezervuar dhe Patricia (Patricia Velásquez), nëna e djemve, është e dyshuara kryesore.

Por, më pas del se fajtore e vërtetë është La Llorona, apo Gruaja qaramane, shpirti i keq i një bukurosheje meksikane nga shekulli XVII, e cila kishte mbytur dy fëmijët e saj, si pasojë e xhelozisë për të ndëshkuar burrin e saj tradhtar, e cila tani ecën nëpër tokë për të vrarë fëmijë të tjerë të pafat. Por, ka edhe më shumë: duke qenë se Patricia fajëson Anna-n për humbjen e saj tragjike, ajo lutet që La Llorona t’i futë në listën e saj vrastare edhe fëmijët e vegjël të punëtores sociale, Samantha (Jaynee-Lynne Kinchen) dhe Chris (Roman Christou). Nuk kalon shumë kohë e këto lutje plotësohen.

Skena impozante

Regjisori debutant Michael Chaves e përdorë La Lloronan (të portretizuar nga Marisol Ramirez si një shfaqje mashtruese me fustan të bardhë dhe me vello) për të ofruar skena me të vërtetë impozante.

Por, njerëzit të cilët blejnë bileta për filmin “The Curse of La Llorona”, ata me të vërtetë presin përvoja të frikshme, si bërtitje dhe skena të frikshme. Shikuesit e njëjtë po ashtu kënaqen duke qeshur me skena klishe, të cilat ofrojnë një lehtësim komik. Skenaristët Mikki Daughtry dhe Tobias Iaconis ofrojnë skena të tilla, duke ruajtur linjat më të mira për Raymond Cruz si Rafael Olvera, një ish prift i cili është shndërruar në ‘shërues fetar’, i armatosur me disa pije magjike dhe pluhura.

Cruz e pajisë personazhin Rafael me një autoritet të tillë të pakontestueshëm, sa që gati na bën të besojmë se ai propozon një lojë racionale kur i thotë Anna-s dhe fëmijëve të saj se më mirë është që të rrinë afër shtëpisë së tyre të rrethuar gjatë aktit të tretë dhe të luftojnë kundër La Lloronas atje, meqë ajo me gjasë do t’i ndjekë ata nëse ikin në ndonjë vend më të sigurt. Edhe nëse shkojnë në një vend me ndriçim më të mirë dhe pa një pishinë të madhe të notit.

(Kosova Sot)