Sa “peshon” Clint Eastwood?

  • 24 April 2019 - 08:50
Sa “peshon” Clint Eastwood?

Pasuria e pabesueshme e Clint Eastwood-it, fitues të shumëfishë të ‘Oskarit’ dhe mbret të filmave vesternë, që mbushë 89 vjet më 31 maj është rreth 375 milionë dollarë

Përgjatë viteve, aktori dhe regjisori i famshëm ka një ndërtuar një reputacion ilustrues në mesin e talenteve më të pasura të Hollivudit. Rezymeja e trashë e Eastwood-it përfshin regjinë e më shumë se 30 filmave që nga viti 1971, ku karriera e tij në aktrim ka qenë po aq e suksesshme.

Rolet e Eastwood-it, qoftë para, apo prapa kamerave, i kanë sjellë atij një pasuri prej 375 milionë dollarësh. Kjo llogari bankare e bën këtë filmbërës legjendar njëri ndër të pasurit më të njohur në “Tinseltown”. Ja një analizë si u bë që ikona amerikane arriti famën dhe pasurinë.

Karriera e hershme e aktrimit e Eastwoodit (1950 dhe 1960)

1953: Martohet për herë të parë

Në vitin 1953, Eastwood martohet me Maggie Johnson, gruan e tij të parë, me të cilën martohet pasi që takohet në një “blind date” gjashtë muaj më parë.

1959: fitonte 700 dollarë për episod të serisë ‘Rawhide’

Në vitin 1959, Eastwood doli me rolin e tij të parë të madh në serinë TV “Rawhide”, duke luajtur shoferin e bagëtive, Rowdy Yates, i cili e bëri edhe emër të njohur. Eastwood fitonte rreth 700 dollarë të atëhershëm për episod, që vlejnë sa 6,000 dollarë të tashëm.

1967: Mori 250.000 dollarë për filmin ‘The Good, the Bad, and the Ugly’

Dy filma të Clint Eastwoodit dolën në kinematë e SHBA-së në vitin 1967: “For a Few Dollars More” dhe “The Good, the Bad and the Ugly.” Pagesa prej 250.000 dollarësh që ai mori për filmin e dytë, vlen sa 1.9 milion dollarë sot.

1971: Debutimi regjisorial i Eastwood-it fiton 10.6 milionë dollarë

Në vitin 1971, Eastwood bëri debutimin e tij regjisorial me filmin triler “Play Misty for Me”, ku luajti edhe rolin kryesor. Filmi u prit mirë dhe fitoi 10.6 milionë dollarë.

Të njëjtin vit, Eastwood u paraqit me rolin “Dirty Harry”, i cili u bë hit i madh.

Vitet 1980: dekadë interesante

Suksesi i Eastwoodit u ngadalësua pak gjatë kësaj dekade dhe filmat e tij gjatë kësaj kohe ishin më shumë dështime. Ai bëri regjinë, produksionin dhe luajti rolin kryesor në filmin e vitit 1982 “Honkytonk Man”, por ky film nuk u bë sukses i madh.

1984: Shkurorëzimi i parë i kushton 25 milionë dollarë

Eastwood pati telashe edhe në jetën private, duke filluar me divorcin nga Maggie Johnson në vitin 1984, i cili i kushtoi atij një dreq e gjysmë, plot 25 milionë dollarë.

Edhe lidhja e Eastwoodit me Locke-n përfundoi në vitin 1989, me ç’rast asaj i pagoi një shumë të panjohur.

1986: Eastwood zgjidhet kryetar i qytetit Karmel, Kaliforni

Gjatë viteve të ’80-ta, Eastwood, një republikan i dalluar, u angazhua më shumë në politikë. Në vitin 1986, ai shpenzoi 25,000 dollarë për t’u bërë kryetar i qytetit Karmel, Kaliforni.

Clint Eastwood arrin sukses komercial dhe kritik (vitet 1990 dhe 2000)

1994: ‘The Bridges of Madison County’ fiton 71.5 milionë dollarë

Eastwood bëri regjinë, produkcionin, luajti rolin kryesor, bile bëri edhe muzikën për filmin “The Bridges of Madison County”, një sukses i cili i solli fitim në vend prej 71.5 milionë dollarësh.

2004: ‘Million Dollar Baby’ fiton ‘Oskarin’ në filmin më të mirë

Eastwood vazhdoi edhe me një sukses tjetër, me filmin “Million Dollar Baby”, ku bëri regjinë dhe luajti rolin kryesor. Ky film mori Oskarin në kategorinë e filmit më të mirë, duke fituar gati 216.8 milionë dollarë në tërë botën.

2008: ‘Gran Torino’ rrit fitimet vjetore të Eastwood-it në 35 milionë

Eastwood bëri regjinë e dy filmave në vitin 2008: “Changeling”, me në rolin kryesor Angelina Jolie, dhe “Gran Torino”, ku luajti vetë rolin kryesor.

“Gran Torino” doli të ishte hit i madh, duke fituar rreth 270 milionë dollarë në mbarë botën.

‘American Sniper’ dhe involvimi politik (2012 deri 2018)

2012: Eastwood përfshihet në zgjedhje

Eastwood u bë më aktiv në politikë në vitin 2012. Këtë vit, me performancën “empty chair address” ai bëri një kritikë ndaj presidentit Obama.

2014: ‘American Sniper’ bëhet filmi më fitimprurës i Eastwoodit

Pasi që mori kritika ndaj pikëpamjeve të tij politike dy vjet më parë, suksesi i filmit “American Sniper” ishte ajo që i nevojitej Eastwoodit.

Ky film arriti që të fitonte më shumë se 547.4 milionë dollarë në tërë botën.

2018: ‘The 15:17 to Paris’ dhe planet e Eastwood-it për të ardhmen

I lëshuar në shkurt, “The 15:17 to Paris” është filmi i fundit, regjinë e të cilit e bëri Eastwood. Filmi, i cili bazohet në ngjarjen e vërtetë të tre amerikanëve që zbuluan një komplot terrorist në një tren në Francë, nuk arriti sukses kushedi sa të madh dhe u kritikua keq nga kritikët e filmit.

Sa i përket të së ardhmes, Eastwood është në biseda për ta bërë regjinë, produksionin dhe, për herë të parë që nga viti 2012 — ta luajë rolin kryesor në dramën “The Mule” me Bradley Cooper.

KULTURE 3 SHTYLLA

https://variety.com/2019/film/news/cannes-critics-week-unveils-lineup-1203194062/

Çfarë filmash sjell Java e Kritikëve

Trileri i regjisorit Lorcan Finnegan “Vivarium” me Jesse Eisenberg, filmi i Jérémy Clapin-it “I Lost My Body” dhe drama islandeze e Hlynur Pálmasonit “A White, White Day” janë në mesin e 11 filmave që pritet të jepen në Javën e Kritikëve, seksion dedikuar filmave të parë dhe të dytë që shfaqen paralelisht me Festivalin e filmit në Kanë

“Vivarium”, i përshkruar nga drejtori artistik i Javës së Kritikëve Charles Tesson si rikujtim i filmave “The Twilight Zone” dhe “The Truman Show”, flet rreth një çifti të ri (Eisenberg dhe Poots) të cilët sapo janë vendosur në një shtëpi të re dhe e gjejnë veten në një tollovi të shtëpive identike dhe në një botë surreale.

“A White, White Day” paraqet vazhdimin e filmit të Pálmasonit të vitit 2017, “Winter Brothers”, që mori tri çmime në Lucern. Filmi “A White, White Day” sjell në rolin kryesor Ingvar Eggert Sigurðsson (“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”) si një polic i cili është në zi për shkak të vdekjes së gruas në një aksident trafiku dhe fillon që të dyshojë se një njeri lokal kishte aferë me gruan e tij.

Me skenar nga Clapin dhe Guillaume Laurant, filmi me ngjarje që zhvillohet në Paris, “I Lost My Body” pason Naoufelin, një të ri që është i dashuruar me Gabriellen. Në një pjesë tjetër të qytetit, një dorë e gjymtuar ikë nga një laborator i forenzikës, e përkushtuar që ta gjejë përsëri trupin e vet.

Gjatë viteve të fundit, “Critics’ Week” (Java e Kritikëve) ka sjellë disa filma të njohur francezë, ku vlen të përmendet filmi i Julia Ducournau’s “Raw”, ai i Camille Vidal-Naquet’s “Sauvage”, filmi i Alex Lutz-it “Guy” dhe ai i Jean-Bernard Martinit “Shéhérazade”, i cili fitoi tri çmime Cesar këtë vit.

 Edhe një film algjerian në garë

Gara kompletohet nga regjisori algjerian Amin Sidi-Boumédiène me filmin “Abou Leila”, me një ngjarje nga Lufta civile në Algjeri gjatë viteve 1990; pastaj nga filmi i Costa Rican “Land of Ashes”; nga filmi i regjisorit guatemalas César Díaz “Our Mothers” dhe nga filmi i regjisorit maroken Alaa Eddine Aljem “The Unknown Saint”, një film i cili kombinon komedinë burleske me stilin vestern.

Tesson tha se, edhe pse seksioni nuk përfshin asnjë film amerikan, aty shihen disa filma që vijnë nga vendet që nuk kanë ndonjë industri të zhvilluar të filmit, si Guatemala dhe Kostarika.

“Java e kritikëve” do të fillojë me regjisorin kolumbian Franco Lolli (“Gente de Bien”), respektivisht me filmin e tij “Litigante” dhe do të mbyllet me regjisorin debutues kinez Xiaogang Gu, i cili vjen me filmin e tij “Dwelling in the Fuchun Mountains”, që flet rreth jetës së një familjeje nëpër sezone të ndryshme dhe që është përjetuar si opusi i parë i një trilogjie.

Në fushën e shfaqjeve të veçanta do të vijë filmi i aktores së shndërruar në regjisore, Hafsia Herzi “You Deserve a Love”, si dhe filmi i Aude Léa Rapin “Heroes Don’t Die”.

Sikur që është bërë me dije më parë, juria do të kryesohet nga regjisori kolumbian Ciro Gerra (“Birds of Passage”), dhe do të përfshijë anëtarët aktoren Amira Casar (“Call Me by Your Name”); producenten daneze Marianne Slot (“The House That Jack Built,” “Woman at War”); kritikun nga Kongo, Djia Mambu; si dhe regjisorin italian Jonas Carpignano.

(Kosova Sot)