Psikopati i dashuruar, në nënën e tij

  • 24 April 2019 - 19:20
Psikopati i dashuruar, në nënën e tij

Romani "Psycho II"  i shkrimtarit Ilir Muharremi, që pritet tashmë shpejt të botohet rrëfen për dashurinë e zjarrtë të personazhit kryesor ndaj nënës së tij, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga kjo pjesë:

“Kërkova nëpër dollape fustanin e nënës time. Mezi e vesha disi, ishte një fustan që zbriste poshtë gjurit, më ishte ngjitur i tëri për trupi. Jakat i kishte të gjata filloja të bëj rrotullim 360 gradë. Ma fashonte mirë parapanicën. Kishte ngjyrë ari e herë ngjyrë të zezë. I bëra disa hapa duke bërë balet. U ngula para pasqyrës në dhomën e gjumit fillova t’i prek flokët. I lyva buzët, në pasqyre shihja pamjen e nënës. Buzëqeshte e unë fërkoja..

Disi lash veten gojëhapur. E mbaj mend sa kostume i vishte ajo sidomos ai fustani i saj i fundit shumë i mahnitshëm”

(Kosova Sot)