Një performancë serioze komike

  • 25 April 2019 - 17:09
Një performancë serioze komike

Filmi epik tre orësh i “Marvel Studios” dhe “Disney”-t bashkon superheronjtë më të fuqishëm të franshizës për të luftuar kundër Thanosit të Josh Brolinit

Ekuivalenti më i afërt ndaj mitologjisë greke që është ofruar nga bota moderne së fundmi, arrin një sens të përmbylljes në “Avengers: Endgame”. Një film i madh sipas të gjitha standardeve, ky film tre orësh kthehet në numrat e aksionit të parë në filmat e fundit të “Marvel”-it, ku në ndërkohë vet ekzistimi i universit është në pikëpyetje. Por, sapo duket se filmi bëhej i zymtë, vjen Robert Downey Jr. me një performancë serioze-komike që rikujton se sa i mirë mund të jetë ai.

“Avengers: Infinity War”, i cili doli vitin e kaluar, tronditi planetin duke fituar 2.048 miliardë dollarë në kinematë nga tërë bota, duke u bërë filmi i katërt me fitimet më të mëdha në të gjitha kohët.

Thanosi dhe 6 gurët

Në rast se nuk e keni vërejtur, që nga hera e fundit kur kemi parë Thanosin (Josh Brolin), ia ka shkatërruar gjysmën e popullsisë. Ai e merr këtë fuqi nga gjashtë gurë të pakufishëm (Infinity Stones), të cilët i kishte mbledhur gjatë filmit të kaluar dhe Thanos ka punuar në racionalen e vet perverse pse njerëzimi meriton më shumë që të nxirret nga ky mjerim, sesa që vetëm të ndëshkohet. Kur të paraqitet Captain Marvel i prezantuar së fundmi nga Brie Larson me qëllimin e rrëzimit të Thanosit, ajo ka nevojë që ndalet. Por, më lehtë është të thuhet, sesa të bëhet.

Për një brend të argëtimit në të cilin zor se ndokush vdes me të vërtetë, një sens i mortalitetit qëndron mbi disa nga personazhet, sidomos në këtë sagë, në të cilën disa pranojnë, në këtë apo atë mënyrë, se kanë arritur në fund të diçkaje. Derisa ka edhe figura të reja, sikur Captain Marvel dhe Black Panther, veteranët përfshijnë Iron Man, Chris Evans si Captain America dhe Chris Hemsworth si Thor.

Ekziston njëfarë karakteristike miqësore të melankolisë e cila përfshin tërë filmin.

Pjesa më e madhe e personazheve, ku shumica kanë filma të shumtë ‘personalë’, ballafaqohen me një sfidë të përgjithshme se si ta zhbëjnë suksesin e Thanosit në mbledhjen e gurëve të fuqishëm.

Nuk ka dyshim se “Avengers: Endgame” përfiton në një masë të madhe nga vendosja e humorit dhe detajeve të personazheve në rend të parë.

Por, shikuar në të gjitha aspektet, “Avengers: Endgame” është fundi i rrugës për disa personazhe dhe rrëfime, por disa ‘fara’ janë mbjellë gjetiu përgjatë rrugës. Mund të presim që ato të rriten dhe të shumohen në sezonet e ardhshme.

(Kosova Sot)