Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Mimoza Mustafa: 'Publiku nuk i duron stereotipat, provokimi zgjon kërshëri'

  • 27 April 2019 - 17:44
Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Mimoza Mustafa: 'Publiku nuk i duron stereotipat, provokimi zgjon kërshëri'

Sharmi dhe eleganca e këngëtares Mimoza Mustafa u vu në pah që nga debutimi i saj në skenë në vitiet 1995/96, vite kur do ta editonte edhe albumin e saj të parë nën distribuimin e Produksionit "Labia", që në atë kohë ishte promotor i artit muzikor, por jo vetëm.

Image

Ndër vite Mimoza ka marrë pjesë në disa festivale, përmendim këtu këngën "Zjarr rrufe", (Show Fest/1998) ku rrëmbeu vendin e parë, derisa në vitin 2001 me këngën "Vetëm një magji" (Zambaku i Prizrenit) zuri vendin e tretë, me hit këngën "Digju botë pa ty", në (Poli Fest/2003) mori çmimin "Meritat e veçanta", gjersa me këngën "Robnesha" (Kënga Magjike/2004) e fitoj çmimin televiziv.

Image

Ndër vite këngëtarja Mimoza Mustafa publikoj shumë këngë, të cilat u shndërruan jo vetëm në hite të kohës, por i rezistuan viteve, përmendim këtu “Katastrofë”, “Terri më kafshon”, “Lakmitar”, “Abraka dabra”, “Një minutë” “Merma ëndrrën”, “E para e haremit”, “3 ditë si 3000 vjet” dhe hitin e padiskutueshëm “Lule Mimoze” në duet me bashkëshortin e saj, këngëtarin Shkumbin Kryeziu.

Vlen të theksohet, se albumi më i shitur i karrierës së saj, mbetet “Terri më kafshon”, i edituar në vitin 2002.

Image


“Kosova Sot”: Keni vite që jeni në skenë, megjithatë ende vazhdoni fuqishëm të jeni prezente dhe e dashur për publikun, cili është çelsi i suksesit?Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, këngëtarja Mimoza Mustafa përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës private, karrierës e projekteve që ka në plan ti realizojë, të cilat ju ftoj ti lexoni në vijim…

Mimoza Mustafa: Vetë dëshira dhe dashuria për këngën janë rruga e vertetë deri tek çelsi për punë, pastaj publiku të jep shtytje dhe forcë dhe kur bashkohen gjitha këto mendoj se suksesi nuk mungon.

Jam e përkushtuar për secilën këngë dhe kjo besoj se e jep efektin e duhur.

Image

“Kosova Sot”: Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Mimoza Mustafa: Gjithmonë kënga e fundit disi të joshë dhe të intereson si e pret publiku, kisha veçuar disa këngë ndër vite si: "Buka", "Digju botë pa ty", "Papafingo", "Trenat pa binar" dhe realizimin e fundit të hitit të madh "Leze Leze" në bashkëpunim me Yll Demaj, duke risjellë këtë këngë me një frymë dhe energji të re që mendoj se u prit shumë mirë nga audienca e gjërë.

Image

“Kosova Sot”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Mimoza Mustafa: Ndodhë jo rrallë që këngët ti refuzoj sepse nuk më flejnë në shpirt, nuk është ajo që unë ndjehem mirë dhe mundohem e mendohem mirë për një temë të këngës me tekst adekuat. Është proces bukur i vështirë çështja e përzgjedhjes së këngës por me ndihmën e bashkëpuntorëve arrijë deri tek e dëshiruara .

Image

“Kosova Sot”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Mimoza Mustafa: Është filozofi në vete provokimi, mendoj se është i nevojshëm provokimi në kuptimin pozitiv të fjalës, mund të provokosh me një temë të ndjeshme, me ritëm dhe muzikë që në një formë provokon dhe me stil, veshje ekstravagante, grim dhe stil në tëresi, provokimi është ai që zgjon kërshëri tek publiku i cili sot si duron stereotipet.

“Kosova Sot”: Ndër vite keni realizuar shumë duete së bashku me bashkëshortin Shkumbin Kryeziun, por cila sipas Mimozës ka qenë kënga më e pëlqyer nga publiku?

Mimoza Mustafa: Disa duete kam bëre me Shkumbinin por më i veçanti dhe që është bëre hit pa dyshim, është kënga, "Lule Mimoze" Edhe sot kjo këngë mirëpritet edhe pse ka kaluar kohë që kur është publikuar para 15 viteve.

Image

“Kosova Sot”: A e ka trashëguar ndonjëri nga dy fëmijët tuaj, talentin e prindërve për të kënduar?

Mimoza Mustafa: Vajza dhe djali, prej fëmijërisë janë pjesë e botës muzikore, nuk kam insistuar që të ua imponoj muzikën, por e shoh që ju intereson dhe e duan atë. Djali Bojkeni mendoj se ka shumë talent edhe pse nuk do ja imponoj me çdo kusht të merret me muzikë por jam shumë e bindur që ka diçka të veqantë dhe e ndjen muzikën .Është 12 vjeçar dhe me kohë, vetë le ta vendosë.Përkrahjen do ta ketë nga unë dhe Shkumbini.

“Kosova Sot”: A keni planifikuar të realizoni ndonjë këngë të re, pse jo dhe ndonjë album?


Mimoza Mustafa: Album momentalisht nuk kam planifikuar por veçse janë në përfundim dy këngë të reja, njëra e bërë nga Ilir Berani dhe tjetra nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku. Jam në procesin e realizimit dhe para verës njëra nga to veq publikohet.

Pastaj në shtator, filloj edhe me këngë për projektin festiv "Labia 2020".

Image

“Kosova Sot”:Cila është motoja që Mimoza, përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?

Mimoza Mustafa: Ndiqe dëshiren tënde, kërkoje rrugën për atë që ënderron dhe do ta keshë pastaj, mendoj se mirënjohja është një vyrtyt që duhet ta kultivosh dhe guximin për hapa në jetë. Kjo është motoja e jetës sime në pika te shkurtëra .

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot)