Filmi 'Avengers: Endgame' vë shifra rekorde prej 156.7 milionësh

  • 29 April 2019 - 18:34
Filmi 'Avengers: Endgame' vë shifra rekorde prej 156.7 milionësh

Filmi "Avengers: Endgame" është rrugës për të thyer rekordin debutues me një shifër prej 345 milionë dollarësh nga 4,662 lokacione në Amerikën e Veriut. Instilacioni final në sagën "Avengers" ka aterruar me një shifër prej 156.7 milionë dollarësh ditën e premte në debutimin internacional të mërkurën, ku përfshiheshin edhe 107 milionë dollarë në ditën hapëse në Kinë. Dita e parë e "Endgame's" te "Stateside" shënon edhe hapjen më të lartë të të gjitha kohëve, duke mposhtur kështu edhe filmin "Star Wars: The Force Awakens'", i cili kishte debutuar me një shifër prej rreth 119 milionësh. Që nga debutimi internacional i "Endgame's", që ishte shfaqur në 46 lokacione, filmi i "Disney" ka grumbulluar një fitim prej 487 milionësh përtej detit për një total global prej 643.7 milionësh . 

Filmi me debutimin më të lartë internacional

Disa mendojnë se deri në ditën e tretë do të grumbullojë midis 310 milionë dhe 340 milionë. Dita hapëse e "Endgame's" me 156.7 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon rritje prej 47 për qind në krahasim me "Avengers: Infinity War's" me 106.3 milionë. "Infinity War" po ashtu aktualisht mban rekordin për debutimin më të lartë në fundjavë me një shifër prej 257.7 milionë dollarësh - një shifër kjo që me gjasë do të thyhet nga "Endgame". Filmi me superheronj tashmë ma thyer rekordin për debutimin më të lartë internacional, rekord ky që deri më tani është mbajtur nga filmi "Fate of the Furious", me 443 milionë. Aktualisht, në tregun kinez filmi "Endgame's" qëndron me 217 milionë, derisa në Mbretërinë e Bashkuar është shndërruar si fillimi më i madh në tri ditë i të gjitha kohërave, një rekord ky që deri më tani është mbajtur nga "Infinity War" me 191 milionë dollarë. Filmi "Avengers" ka qenë filmi me vazhdime më i mirë i huaj në Kinë, derisa "Endgame" duket se po vazhdon rrugën e tij. Regjinë e filmit e kanë bërë Anthony dhe Joe Russo nga skripti i Christopher Markus dhe Stephen McFeely. 

Yjet kryesore të filmit

Yjet kryesore që përfshihen në film janë Robert Downey Jr., Chris Evans, Mark Ruffalo, Chris Hemsworth, Scarlett Johansson, Jeremy Renner, Don Cheadle, Paul Rudd, Brie Larson, Karen Gillan, Danai Gurira, Bradley Cooper dhe Josh Brolin. Filmi ka pranuar çmimin e tretë të "A+ CinemaScore" të "MCU", përkrah "Black Panther" dhe "The Avengers". Ndërkohë, janë edhe disa filma të tjerë që mbushin boshllëkun në arkat e filmit derisa asnjëri nuk do të guxonte të matej me "Endgame". Lansimi paraprak nga kompania "Marvel", me titull "Captain Marvel" e mban vendin e dytë me një fitim prej 9 milionë. Korniza e dytë e 'Warner Bros', me titull "The Curse of La Llorona" dhe aji nga 'Fox', me titull "Breakthrough" do të luftojnë për vendin e tretë për një shifër prej 7 milionësh secili, derisa fundjava e katërt e "Shazam's" është në toppesëshen me rreth 5 milionë dollarë. "La Llorona" në total në mbarë globin ka fituar 65 milionë derisa "Breakthrough" qëndron me 28 milionë dollarë. "Shazam", që nga debutimi ka fituar 328 milionë.

(Kosova Sot)