Lily Collins: Dua ta them të vërtetën

  • 06 May 2019 - 17:20
Lily Collins: Dua ta them të vërtetën

Aktorja del nga një varg i gjatë i roleve gotike dhe, përkundër një fëmijërie të famshme në LA, edhe ajo ka disa rrëfime fantazmash

Një ditë para se të takoheshim, Lily Collins kishte diçka që u përjetua si takim i rëndësishëm. Në fund të një interviste të shkurtër, gazetari e pyeti ku kishte jetuar. Ajo i tha në Los Anxheles, ku kishte lindur dhe ishte rritur nëna e saj dhe ku ajo kishte jetuar që nga mosha 5 vjeçare, pasi që iu ndanë prindërit. Më pas gazetari e pyeti ku jetonte i ati. Në Angli dhe, tani në SHBA, tha ajo.

Dhe, çfarë pune bënte i ati i saj? Pas disa të qeshurave nga ekipi i gazetarëve, Collins, e cila sapo ka mbushur të 30-tat, me mirësjellje iu përgjigj në pyetje. Në atë moment gazetari u ndie si budalla, meqë u vetëdijesua se ishte duke intervistuar të bijën e këngëtarit të madh, Phil Collins. Përfitimet nga mbiemri E bija e muzikantit tepër të njohur, Phil Collins dhe e gruas së tij të dytë, Jill Tavelman, Lily pranon se mbiemri i ka ndihmuar në hapjen e dyerve, por insiston se askush kurrë nuk kishte bërë as edhe një telefonatë të vetme që të intervenonte për të. Ajo thotë se kurrë nuk kishte dashur t'ia ofronte ndokujt mundësinë që të

thoshte se ja, filan punën e kishte marrë për shkak se ishte bija e filan fistekut. Insistimi i Collinsit që vet ta hapë rrugën tani është duke u shpaguar, me dy filma të profilit të lartë - "Tolkien" dhe "Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile" dhe me lansimin e mini-serisë së BBC-së "Les Miserables", ku ajo paraqitet si figura tragjike Fantine, duke ngjallur që tani disa thashetheme për shpërblime.

Filmi "Tolkien", film biografik rreth jetës së hershme të autorit, sjell në rolet kryesore Nicholas Hoult si JRR Tolkien, filologun dhe autorin e serive "The Hobbit" dhe "Lord of the Rings", derisa Collins luan rolin e Edith Bratt, të dashurës së tij të fëmijërisë dhe, më pas, gruas së tij, e cila ishte frymëzim për Lúthien Tinúviel, princeshës magjike në Mestokën e Tolkienit. "Kam marrë pjesë në një audicion për ta luajtur një personazh magjik në njërin nga filmat e Peter Jackson-it dhe, nuk ma dhanë atë rol... por ma dhanë rolin e gruas që kishte frymëzuar princeshën magjike", thotë Collins. Ky është filmi më i përfolur i saj deri më tani dhe shumë i ndryshëm nga rolet në komeditë romantike në të cilët e shihnim shpesh pesë vjet më parë. Derisa vëmendja përqendrohet kryesisht te miqtë (meshkuj) të Tolkienit, Bratt është po ashtu një personazh mirë i zhvilluar, tredimensional, e jo vetëm një dashnore dosido. "Ajo ishte tepër kreative dhe shumë pasionuese, e ai ishte i stimuluar në aspektin intelektual nga ajo", thotë Collins. Roli i prostitutës Bratt dhe Tolkien që të dy ishin bonjakë. "Asokohe, femrat e statusit dhe pozitës së saj nuk mund të kërkonin më shumë", thotë Collins. "Por, ajo e inkurajoi atë që ta vazhdonte rrugën e saj". Ajo sheh një vetëbesim të ngjashëm edhe te Fantine, personazhit të saj në filmin "Les Miserables", e cila bëhet prostitutë dhe shet flokët dhe dhëmbët për ta ushqyer fëmijën.

"Vdiqa në ditën e dytë të xhirimeve", thotë Collins, duke qeshur. Ajo ia dërgoi nënës së saj një foto nga ai rol e nëna iu përgjigj:

"Askush nuk duhet ta shohë vajzën e vet në atë derexhe". "Vendimet e mia tentojnë që të jenë goxha të errëta", pranon Collins në lidhje me rolet e saj të fundit. Vetëm tri vjet më parë, ajo përfundoi së bëri filmin "Inheritance", një triler në të cilin ajo luan përkrah aktorit Simon Pegg. "Edhe kjo është tepër e errët. Me të vërtetë më pëlqen që të luaj këto personazhe, të cilat, nën sipërfaqe, kanë shumë më shumë zhvillime, sesa që e thonë me fjalë. "Gjithmonë kam besuar se kërkimi i ndihmës nuk është dobësi, por fuqi", vazhdon ajo. "Po ashtu kam edhe tatuazh, i cili thotë: 'Delikatesa e vërtetë nuk është gjë e brishtë". Mund të dukeni delikate, por kjo nuk dmth se jeni e brishtë".  

(Kosova Sot)