Flutra Lokaj sjell kengen 'Si Majlinda'

  • 01 May 2019 - 19:37
Flutra Lokaj sjell kengen 'Si Majlinda'

Vajza e re dhe e talentuar nga Decani doli ne skenë për herë të parë në vitin 2016 dhe arriti te jete fituese e festivalit për fëmijë e të rinjë “Ardhmeria” në Deçan.Më pas mori pjesë në festivalin “Lyra fest” 2017?në Gjakovë dhe mori çmimin e dytë me këngën “Ditëlindja”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Çmimin e publikut me këngën “ Prindër perfekt” e mori në “Ardhmëria” 2018. Pjesëmarrëse në festivalin “ Dita jonë” në Maqedoni si dhe në emisione televizive në televizionin e Shkupit.Pjesëmarrëse në emisione në tv 21 e RTK në kuadër të xhirimeve të fundvitit. Ndjek shkollën e mesme në “Cambridge school” në Pejë dhe shkollën private të muzikës “Ardhmëria”në Deçan drejtuar nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj.Kënga “Si Majlinda” përcjellë figurën e kampiones botërore e cila është shembull se si arrihet edhe duke qenë një e re e një shteti të ri të sapodalur nga lufta.

Figura e Majlinda Kelmendit duhet të jetë shembull dhe motiv për të rinjë që duhet ndjekur ëndërrën e tyre dhe të punojnë shumë që atë ta bëjnë realitet.”Si Majlinda” është këngë me tekst dhe muzikë nga Shkodran Tolaj, orkstruar nga Jetmir Mehmeti, realizuar si videoklip nga “Kult production” dhe publikuar në kanalin e “ Arkiva” shqip.

Për Flutra Lokaj, një vajzë me ambicie, me besim dhe kurajo për të arritur sukseset e dëshiruara, me vokal dhe interpretim tejet të vecantë që spikat me paraqitjen skenike mund të themi, lirisht që tani se një yll i ri po i vjen skenës së muzikës kosovare.

(Kosova Sot)