Të pathënat e vërteta për mel Gibson-in

  • 02 May 2019 - 14:37
Të pathënat e vërteta për mel Gibson-in

Revista "People" e ka kurorëzuar si personin më seksi 

Pas disa viteve plot me telashe, Mel Gibson ka filluar ta marrë veten dhe pritet të ketë një rikthim mbresëlënës. Adhuruesit e rinj nuk e kujtojnë, kur ai kishte pushtuar arkën e filmave me "Lethal Weapon", apo me "Braveheart"

Ai ka lindur në Amerikë Mund të thuhet se Mel Gibson dhe Nicole Kidman janë aktorët më të mirë dhe më të njohur australianë të të gjitha kohërave. Ata kanë diçka të përbashkët: që të dy kanë lindur në Amerikë. Po pra, vendlindja e Kidman është në Honolulu. Në vitin 1956, Hutton dhe Ann Gibson mirëpritën fëmijën e tyre të gjashtë, Mel Colmcille Gibson, në Pikskill, Nju-Jork. Në moshën 12-vjeçare, Gibson dhe familja e tij ishin bartur në Australi.

Babai i tij ishte në rrezik I ati i Mel Gibson, Hutton Gibson, është një shkrimtar dhe refuzues i Holokaustit. Hutton kishte punuar në sistemin e hekurudhave në Nju-Jork, por një lëndim e kishte shtyrë të hiqte dorë nga kjo punë. Kështu, për ta vrarë kohën, ai kishte pauzuar nga puna, kishte bërë fëmijë (kishte bërë dhjetë fëmijë). Pasi që Hutton kishte rrezikuar jetën në vendin e punës, në vitin 1968 ai dërgoi në shtëpi 4.600 dollarë, rreth 32,000 dollarë në vlerën e sotshme. Hutton arsyen e vërtetë të shkuarjes së tij në Australi e ka bërë publike shumë vonë. Arsyeja ishte se ai nuk kishte dashur që djali i tij i madh të shkonte në luftën në Vietnam. Ai është kundër armëve bërthamore "Ordre des Arts et des Lettres" është një çmim prestigjioz që e jep Qeveria franceze personit që kontribuon në fushën e artit.

Për ta pranuar këtë nder, nuk është e thënë që gjithsesi të jesh francezRobert Redford, Meryl Streep dhe Uma Thurman janë midis amerikanëve të shpërblyer me këtë çmim, por një amerikan/australian e ka refuzuar çmimin. Në vitin 1995, pa bërë shumë bujë, Gibson ka refuzuar "an Ordre des Arts et des Lettres". Kjo ishte në majat e popullaritetit të tij, ai vetëm bëri regjinë dhe kishte rolin kryesor në filmin "Braveheart". Refuzimin e kishte bërë si shenjë proteste ndaj testimit nuklear në Paqësorin Jugor. Ishte inspirim për "mashkulli më seksi i gjallë" Në vitin 1985, revista "People" Mel Gibson-in e kishte në ballinë, me një tregim përcjellës të aktorit muskulor. Derisa përgatisnin tregimin, botuesi i fotove Mary Dunn shikoi një fotografi të Mel dhe kishte thënë. "Ai është mashkulli më seksi i gjallë". Dhe, që nga ajo kohë, ka filluar kjo. Revista "People" ka kurorëzuar Personin më Seksi. Fitimet nga filmi "Passion" i kanë shkuar ish-gruas së tij Duke marrë pjesë në shumë filma. Gibson u shfaq edhe në filmin e vitit 2004, me titull "Passion of the Christ", që ishte bërë hit për arkat e filmave. Kur fiton 600 milionë dollarë në mbarë botën, mund të blesh gjithçka që dëshiron - përfshirë edhe shkurorëzimin.

Gibson kishte martuar Robyn Moore më 1980 në një ceremoni katolike. Ai dhe Robyn u ndanë në vitin 2006 dhe ajo kishte aplikuar për shkurorëzim në vitin 2009. Kur gjithçka u përmbyll, Robyn eci tutje me gjysmën e pasurisë së tij, me rreth 425 milionë, që duket të jetë shkurorëzimi më i shtrenjtë në historinë e Hollivudit. Ka ndërtuar kishën e tij Në vitin 2003, Mel Gibson ka ndërtuar kishën e tij personale katolike. Me sa duket, të jesh katolik i mirë për aktorin ka shumë rëndësi.

Ai po ndjek hapat e të atit të tij, si një katolik tradicional. Hutton Gibson është kundër Papës dhe injoron Vatikanin. Me pijen filloi shumë herët Konsumimi i alkoolit nga Gibson vëmendjen publike e pushtoi në vitin 2006, kur kishte bërë komente anti-semitike, por se alkooli ishte pjesë e jetës së tij kohë më parë. Ai thotë se kishte filluar të pinte kur kishte vetëm 13 vjet. Për varësinë e tij kishte folur në vitin 2015. "Më thanë se kisha vetëm tri opsione: do të çmendesh, do të vdesësh ose duhet të heqësh dorë", rrëfen aktori

(Kosova Sot Online)