“Vëllai im ishte kameraman”, aktorja e famshme rrëfen sikletin e skenave seksuale

  • 02 May 2019 - 16:43
“Vëllai im ishte kameraman”, aktorja e famshme rrëfen sikletin e skenave seksuale

Para pak javësh është publikuar seriali më i ndjekur “Game of Thornes”. Ky është sezoni i tetë dhe i fundit, dhe është ndër më të komentuarit.

Ndërkohë aktorja e cila luan rolin e Daenerys Targaryen, Emilia Clarke, ka folur në një intervistë televizive për skenat seksuale. Ajo është shprehur se është ndier në siklet.

E arsyeja është pikërisht vëllai i saj, i cili punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Gjatë intervistës Emilia është shprehur se bën çdo gjë që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës kur xhirohen skena të tilla.

Aktorja e famshme është pyetur edhe për punën me aktorin tjetër protagonist Kit Harington, i cili luan rolin e John Snow. Lidhur me të, Clarke u shpreh se Kit është treguar arrogant kur po xhironte momentet e fluturimit me dragua. 

Ndërkohë kujtojmë se deri më tani janë transmetuar 3 seri të episodit të 8 të “Game Of Thrones”, kur kanë mbetur edhe 3 të tilla.

Image

(Kosova Sot Online)