Poezi-Pena e shkrimtarëve

  • 12 May 2019 - 12:57
Poezi-Pena e shkrimtarëve

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shkrimtarët përjetsojnë kohën e historinë

Janë meteorë , guximtarët më të mëdhenj ,

Që mposhtin injorancën e fanatizmin Por edhe indiferencën, heshtjen dhe frikën !

U japin njerëzve ushqimin, Dhe dashurinë për natyrën e jetën.

Pa letërsinë dhe pa leximin e shkruesve

Bota do të mbetej në terr;

Pa penën e shkrimtarëve dhe të dijetarëve ,

Përvoja, dituria e shkenca, Dhe zhvillimi do të ishin në prapambetje.

Pena e shkrimtarëvë është që kur lindi shkrimi

Ajo ruan kujtesën njerzore nga harresa,

Pena e shkrimtarëve i bën ata , Poetë, dijetarë dhe filozofë.

Pena e shkruesve mendimtarë , çprangos lirinë, Shpengon arsyen dhe liron guximin intelektual, Ajo u mundëson njerëzve që lexojnë Ta njohin diversitetin duke e përjetuar në të gjithë botën!

***

(Kosova Sot Online)