Një artist i ri që synon përmes muzikës të jep mesazhe edukative 

  • 13 May 2019 - 17:04
Një artist i ri që synon përmes muzikës të jep mesazhe edukative 

Në vazhën e artistëvë të rinj që po i shtohen muzikës shqip,padyshims e duhet përmendur edhe këngëtarine ri nga Ferizja, Jeton Mehmeti. Muzikën e ka pasur në gjak gjithnjë, qysh si i ri ka dëgjuar muzikë REP, duke imituar këngëtaret e kësaj rryme.

Pastaj ka filluar edhe vet të merret me muzikë duke filluar që nga 25.01.2019 kur edhe ka bërë lansimin e këngës së parë me titull Unë Ti. Patsaj kënga tjetër me titullë LEK, që brenda saj ka subjektivitet drejtësinë që triumfon nga ana e atij që qëndron po ashtu i drejtë në jetë.

Pra tekstet e Jetonit përmbajnë tekste edukative, duke këshilluar të rinjtë që të qëndrojnë të drejtë dhe mos të lakmojnë paranë. Kjo rrjedh nga idoli i tij Unnikatil, ku tekstet japin mesazhe, andaj Jetoni synon që muzika mos të krijoj vetëm zhurmë por të ketë mesazh.Përndryshe Jetoni ështe i lindur me 17.07.2000 në Ferizja ku edhe jeton aktualisht. 

Jetoni përndryshe thotë se synon që përmes muzikës të përqoj mesazhe educative tek të rinjtë, që përmes artit të rinjtë të marrin rrugën e drejtë. Jetoni deri tani ka mixteben 6, me shpresën që të vazhdoj tutje.

Image

(Kosova Sot Online)