Sonte Jonida Maliqi paraqitet në 'Eurovision'

  • 14 maj 2019 - 22:03
Sonte Jonida Maliqi paraqitet në 'Eurovision'

Sonte në mbrëmje do të jetë nata e parë e festivalit ‘Eurovizion Song Contest 2019’ që organizohet në Tel Aviv të Izraelit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila do të performojë e 14-ta në natën e dytë të festivalit.

‘Ktheju Tokës’ është kënga e Jonidës që flet për të gjithë ata që janë larguar nga atdheu i tyre.

Ky festival do të zhvillohet në tre netë, ndërsa zbulohet se në natën e parë të festivalit do të konkurojnë 17 shtete: Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Austria, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.

(Kosova Sot Online)