Filharmonia e Kosovës, e vetmja pa sallë koncertale në Ballkan

  • 15 May 2019 - 20:24
Filharmonia e Kosovës, e vetmja pa sallë koncertale në Ballkan

Kultura është një specie e cila kërkon të shpëtohet në Kosovë

Lloji i muzikës serioze për ta nuk është i nevojshëm

Edhe njëzet vite pas, nga lufta e fundit, Kosova vazhdon të jetë i vetmi shtet në Ballkan që nuk e ka një sallë koncertale e cila do ti përmbushte standardet e kërkuara, përjedhojë koncerte të tilla edhe më tujte po vazhdojnë të mbahen në sallën e kuqe dhe vende tjera alternative.

Edhe pse ka pasur disa përpjekje për fillimin e ndërtimit të një salle të denjë, deri më tani asgjë konkrete, përveçse deklaratave boshe.

Image

Muharremi: Të ndërtohet salla nuk duhet të rrënohet asnjë objekt

Sipas shkrimtarit Ilir Muharremi, në një prononcim dhënë për “Kosova Sot Online”, “Kultura është një specie e cila kërkon të shpëtohet në Kosovë. Aq poshtë ka rënë sa më s’ka ku shkon. Kjo pjesë mëton të shtjellojë“mallkimin” e madh që ka rënë mbi supet e kulturës në Kosovë, duke kërkuar një prodhimtari artistike apo një kulturë që do të jetë bombastike për gjithë botën, një diçka shumë e madhe e përmasave epike që do të mahnitë botën. Sukseset e artistëve me të cilët krenohet shteti jonë janë individuale, vetanake. Dua Lipa, pa ndihmën e shtetit ka arritë, Rita Ora, Majlinda Kelemendi, Sislej Xhafa”.

“Të ndërtohet salla nuk duhet të rrënohet asnjë objekt, ky mendim është i filluar tepër mbrapsht, por nuk kanë faj sepse jemi popull që kemi dëshirë t’i rrëzojmë objektet e vjetra. Po të ishim bile popull futurist, por as ata nuk jemi. Debatet janë të vonuara për krijimin e kësaj salle. Gati njëzet vjet nuk është diskutuar. Qeveria duhet të komunikojë me komunitetit muzikor të diskutojnë për ulëset dhe si duhet të duket kjo sallë. Ata nuk e duan këtë sepse janë politikan tallava, mendojnë tallava. Një lloj i muzikës serioze për ta nuk është i nevojshëm në Kosovë. Në fakt edhe shumica e popullit janë tallava dhe as që e kërkojnë ta kenë një sallë të tillë. Në këtë rast duke e ditur këtë të vërtetë të dhimbshme, komuniteti artistik nuk është shumë i zëshëm, është i heshtur sepse po të kishin insistuar më herët deri më tani kjodo të ishte realizuar, si duket edhe ata ishin të kënaqur me hapësira të tilla.

Kultura është një specie e cila kërkon të shpëtohet në Kosovë. Aq poshtë ka rënë sa më s’ka ku shkon. Kjo pjesë mëton të shtjellojë“mallkimin” e madh që ka rënë mbi supet e kulturës në Kosovë, duke kërkuar një prodhimtari artistike apo një kulturë që do të jetë bombastike për gjithë botën, një diçka shumë e madhe e përmasave epike që do të mahnitë botën. Sukseset e artistëve me të cilët krenohet shteti jonë janë individuale, vetanake. Dua Lipa, pa ndihmën e shtetit ka arritë, Rita Ora, Majlinda Kelemendi, Sislej Xhafa. Këto janë suksese individuale. Ne nuk kemi mekanizëm për vlerësim të artistëvë te rinj për t’i derguar në botë. E vetmja meritë që do të mund t’i atribuohej politikave kulturore të Kosovës është fakti se moszhvillimi kulturor ka ndikuar në kualitetin e ulët të jetës së qytetarit (përpos aspekteve të tjera) dhe kështu ka ndikuar që këta individë të braktisin Kosovën dhe të gjejnë suksesin e tyre jashtë. Dhe kështu, siç është karakteristikë e sindromave halucinative, duke krijuar këtë iluzion, politikbërja kulturore në Kosovë nuk ka arritur që të paktën të analizojë rrugën e përshkuar të suksesit të këtyre individëve”.

Image

Vokshi: Premtimet nga ministrat e MKRS-ë, i fru era

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot Online”, njohësja e çështjeve kulturore Violeta Volshi ka deklaruar “Filharmonia e Kosovës, sot e sa vite nuk e ka një objekt të vetin i cili do t'i plotësonte kushtet e nevojshme të punës, ajo si një ndër institucionet e rëndësishme të kultuurës, ende nuk pati një trajtim dinjitoz nga qeveritë e shtetit tonë.

Përgjatë këtyre dy dekadave Filharmonia dhe të gjitha institucionet tjera kulturore, nga viti në vit, patën premtime dhe rekomandime nga ministrat e MKRS-së, për një buxhet më të madh dhe se duhej të jetësohet objekti i Operës dhe Baletit, mirëpo të gjitha keto fjalë dhe rekomandime i fryu era”.

Filharmonia e Kosovës, njëra nga institucionet me prestigjioze në vend, që nga fillimi i krijimit të saj në vitin 2000 e deri në ditët e sotme, në mënyrë kontuinitive përballet me një mori problemesh të cilat kanë të bëjnë me funksionimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të saj. Një ndër problemet me të cilat filloj të sfidohet ky institucion kulturor ishin mjetet financiare, kushtet e punës, salla koncertale - objekti ku do të zhvlloheshin një numer i madh i aktiviteteve, e shumë probleme tjera të panumërta,.

Filharmonia e Kosovës, sot e sa vite nuk e ka një objekt të vetin i cili do t'i plotësonte kushtet e nevojshme të punës, ajo si një ndër institucionet e rëndësishme të kultuurës, ende nuk pati një trajtim dinjitoz nga qeveritë e shtetit tonë.

Përgjatë këtyre dy dekadave Filharmonia dhe të gjitha institucionet tjera kulturore, nga viti në vit, patën premtime dhe rekomandime nga ministrat e MKRS-së, për një buxhet më të madh dhe se duhej të jetësohet objekti i Operës dhe Baletit, mirëpo të gjitha keto fjalë dhe rekomandime i fryu era”.

Sipas Vokshit “Është për t'u habitur se si ky institucion kulturor tash e gjashtëmbëdhjetë vite më parë, dmth:që nga viti 2003, vepron në një objekt të stërvjetruar i cili nuk i plotëson as kushtet minimale për të zhvilluar aktivitetet profesionale dhe i cili objekt është pronë e Komunës së Prishtinës?.

qeveritarët tanë edhe investimet më të vogëla në këtë objekt do të ishte një ndër prioritetet më të fundit, e lëre më kur diskutohet marrja e një vendimi për jetësimin e një objekti të Filharmonisë së Kosovës.

e sa sfida të mundimëshme ka kaluar Filharmonia e Kosovës, institucion më eltar i shtetit tonë, në lidhje me mungësen e një salle koncertale, e cila është e domosdoshme për mbajtjen e koncerteve, dhe që ka të bëjë me zhvillimin dhe jetësimin e kulturës, e cila kulturë është pasqyrë e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare!...Ky institucion rradhazi sfidohet me mbajtjen e koncerteve ne llen e Kuqe te Pallatit te Rrinise dhe ne kishat katolike te qytetit gje qe len nje pershtypje jashtezakonisht trishtuese tek kompozitoret dhe dirigjentet e huaj me renome boterore, te cilet vijne per te performuar vepret e tyre artistike.

Edhe pse egziston nje ligj per Fiharmonine,Opren dhe Baletin e Kosoves,i cili u miratua ne vitin 2006, nga Kuvendi i Kosoves, qeveritarët tanë si duket kanë harruar koëen e implementimit të tij..., perderisa kultura është ambasadore në arenën ndërkombëtare, në cilin nivel është ndërgjegja apo më mirë të themi vetëdijësimi rreth përkushtimit të një prioriteti më dinjitoz, i cili ka të bëjë me investimet tek institucionet kulturore të vendit...!

institucion elitar siç është Filharmonia e Kosovës me një buxhet minimal, mbetet në një izolim të paimagjinuar, i cili ia pamundëson prezantimin e saj jashtë vendit. Pikë së pari ky institucion përballet me shumë vështirësi në aspektin organizativ, gjë që prezantimi jashtë vendit të lë përshtypje, do te ishte një luks i madh për institucionin elitar, siç është Filharmonia e Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Armend Preteni

(Kosova Sot Online)