Trashigimia kulturore në fokus

  • 20 May 2019 - 14:34
Trashigimia kulturore në fokus

Duke filluar prej 09 Maj dhe duke festuar trashegimine tone kulturore, per 30 dite me radhe do ta lansojme nga nje video ne te gjitha mediat sociale ne ora 17:07

Permes ketij projekti, DardaMEDIA ka pas qellim qe t'i ofroj institucioneve te Kosoves material promovues qe ta shperndajne me DVD dhe ti njoftojn delegacionet e huaja por edhe turistet potencial, ti njoftojn ata me begatine dhe trashegimine kulturore te Kosoves mirepo, ne munges te gadishmerise se institucioneve tona nuk jan realizuar marreveshjet e parapara me projekt.

Keshtuqe, tani kur Kosova po kalon neper faza te veshtira socio-ekonomike por edhe politike, e kemi pa te arsyeshme qe te ndikojm sadopak ne zbutjen e perceptimit ndaj Kosoves dhe permes ketyre videove online shpresojm te ndikojm qe te sensibilizohet opinioni Evropian rreth Kosoves dhe Trashegimise tone kulturore.

Keto video do t’i ndihmojne shume edhe bashkatdhetarve tane ne diaspore qe ta promovojne Kosoven te miqt e tyre Evropian dhe qe ti ftojn ata qe ta vizitojne vendin tone.

Une me kete rast i ftoj Mergimtaret qe ti shfrytzojne keto video si mjet komunikimi me vendasit kudo qe jetojne neper bote e posaqerisht e therras Diasporen ne Evrope dhe Amerike qe te bejne sa me shume ne drejtim te promovimit te Kosoves.

(Kosova Sot Online)

Te gjitha videot jane te Titruara ne Anglisht dhe jane online falas dhe mund te shperndahen e te perdoren edhe per prezentime pa pasur nevoj per Leje shtesë nga DardaMEDIA, dmth keto video jane te Licencuara ne kategorine CC - Creative Commons dhe jane ne dispozicion per ritransmetim dhe shperndarje por jo edhe per Shitje.

Ne kete projekt kane punuar edhe Nita Zeqiri Fotografe, Bashkim Myftari Montazher dhe Muzika nga Ethnically Plugged me ç’rast falemderojm edhe ilir Tolajn per bashkepunimin.

Projekti ka gjete perkrahje nga CHwB - Cultural Heritage Without Borders.

(Kosova Sot Online)