A do të ketë konkurs për shtatoren e zonjës Madeleine Albright apo do ta sjellin të paketuar?

  • 25 maj 2019 - 22:43
 A do të ketë konkurs për shtatoren e zonjës Madeleine Albright  apo do ta sjellin të paketuar?

Kryeqytetit do t’i shtohet edhe busti i bashkëpunëtores së Clintonit, ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, cila po ashtu, ka ndihmuar kosovarët ta fitojnë lirinë.

Busti do të vendoset në sheshin që mban emrin e saj, pranë monumentit “New Born”. Aty tashmë është vendosur bazamenti i bustit. Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratë prej 19 mijë e 788 eurosh me kompaninë “Artiko”, për realizimin e këtij busti.

Image

Lidhur me këtë çështje, përmes një prononcimi për "Kosova Sot Online", ka reaguar shkrimtari Ilir Muharremi, "më dhimbset zonja Albright e cila nuk është në dijeni se çka po zihet me të dhe si punohen skulpturat të cilat janë të vendosura në rajone dhe sheshet kryesore". 

'Do të vendoset përmendore e zonjës Madeleine Albright në qendër të Prishitnës.

Shtrohet pyetja, a do të ketë konkurs apo do ta sjellin të paketuar si shtatoren e Bill Cllintonit dhe Heroinat. Ose nëse do të ketë komision a do të jetë subjektiv siç ishte me dy skulptura në fjalë? Më dhimbset zonja Albright e cila nuk është në dijeni se çka po zihet me të dhe si punohen skulpturat të cilat janë të vendosura në rajone dhe sheshet kryesore. Janë karikatura. Mos u tallni me figura historike më”, është shprehur Muharremi.

(Kosova Sot Online)