Intervistë për “Kosova Sot Online” me këngëtaren Mera Zymeri: “Nga një përqindje shumë e lartë e njerëzve, vlerësohet më shumë ‘dukja’ sesa këndimi”

  • 29 May 2019 - 20:52
Intervistë për “Kosova Sot Online” me këngëtaren Mera Zymeri: “Nga një përqindje shumë e lartë e njerëzve, vlerësohet më shumë ‘dukja’ sesa këndimi”

Talentin e saj për muzikë e vërtetoj që me lansimin e këngës së saj të parë "Çka ka zogu" (1993), e cila u bë hit i padiskutueshëm, për të vazhduar suksesshëm me editimin e albumit të parë "Kur ka dasmë Shqiptaria" (1995), i cili u mirëprit nga publiku, fjala është për këngëtaren e njohur Mera Zymeri, e cila përherë ka ditur të godasë zemrat e publikut, me këngët e përzgjedhura me shije.

Në një intervistë për "Kosova Sot Online", Mera Zymeri përgjigjet në shumë pyetje, të cilat ju ftoj ti lexoni në vijim...

Image

"Kosova Sot Online": Keni vite që jeni në skenë, megjithatë ende vazhdoni fuqishëm të jeni prezente dhe e dashur për publikun, cili është çelsi i suksesit?

Mera Zymeri: Janë bërë shumë vite dhe gjithmonë me zemër dhe vullnetin e plotë për këngën dhe ardhuruesit e mi. Ky është çelsi i suksesit.

"Kosova Sot Online": Sapo keni publikuar këngën më të re “A ke zemër”, sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt dhe kush janë autorët?

Mera Zymeri: Jam shumë e kënaqur. Është më t‘vërtetë një baladë e bukur. Kjo këngë, është mirëpritur edhe nga dëgjuesit, të cilët e komentojnë këngën pozitive nëpër media sociale, YouTube dhe në email. Bashkpuntorët janë: Kreshnik Avdiu - tekst dhe muzikë, orkestruesi Ardian Kastrati dhe "Bug Producion", me të cilin e kam realizuar videoklipin.

Image

"Kosova Sot Online": Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Mera Zymeri: Në përgjithësi kam shumë kujtime të bukura se jam rritë falë "Zotit" në një familje të mirë. Më kanë përkrahur gjithmonë dhe kam pasur fatin të më bëhet ëndrra realitet: Të bëhem këngëtare dhe t’dhurojë këngë të bukura.

Image

"Kosova Sot Online": A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?.

Mera Zymeri: Po ka raste, dhe është shumë normale se gjitha kënget nuk pershtaten një këngetar/it/es.

Image

"Kosova Sot Online": Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Mera Zymeri: Ato këngëtare që nuk kanë peshë, i preferojnë këto punë. Unë këtyre si kisha lënë hapsirë në media, sa kanë sot për sot. Se rritet e pa vlera, më shumë sesa vlera. Fatkeqësisht përdoret kjo metodë shumë. Por fakt është që në tërë botën egziston ky sistem. Dhe jo vetëm në muzikë.

"Kosova Sot Online": Ndër vite keni realizuar shumë këngë e duete, por cila sipas Meres ka qenë kënga më e pëlqyer nga publiku me të cilën dhe identifikohesh më shumë?

Mera Zymeri: Janë disa këngë për mendimin tim, të tilla si: "Çka ka zogu", "Hajde more djalo", "Rinia e Kosoves", që edhe sot kërkohen dhe këndohen.

Image

"Kosova Sot Online": Me cilin këngëtar/e, do t’doje të bashkëpunoje pasi mendon se do të të përshtaej vokali?

Mera Zymeri: Nuk përcaktohem për një emër të veçantë, ma merrë mendja që përshtatem me kolegë të zhanrit popullor, po edhe atë të muzikës më moderne.

Image

"Kosova Sot Online": Muzika sot tek shqiptarët më shumë dëgjohet, apo “shikohet”?

Mera Zymeri: Po thuhet që po shikohet. Ka mundësi që sot për sot, nga një përqindje shumë e lartë e njerëzve, vlerësohet më shumë dukja sesa këndimi. Megjithatë këngetarët/këngetaret të këndimit live, vlerësohen gjithmonë.

Image

"Kosova Sot Online": A keni planifikuar të realizoni ndonjë këngë të re, pse jo dhe ndonjë album?

Mera Zymeri: Këngët të reja dhe të mira, janë në përgaditje...

Album nuk preferojë për momentin.Ta shohim ndoshta në të ardhmen.

"Kosova Sot Online": Cila është motoja që Mera përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?


Mera Zymeri: E sinqertë, me respekt, me zemër dhe shumë angazhim, ecë me hapa të sigurtë drejt suksesit.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot Online)