Çfarë të bën fama! Aktori kryesor i ‘Game Of Thrones’ përfundon i transformuar në gjendje të mjerueshme

  • 02 June 2019 - 09:07
Çfarë të bën fama! Aktori kryesor i ‘Game Of Thrones’ përfundon i transformuar në gjendje të mjerueshme

Kit Harington është një nga aktorët më të përfolur të momentit dhe personazh kryesor në serialin “Game Of Thrones”, i cili po bën shumë bujë për momentin.

Së fundmi raportimet dolën se aktori ishte i shtruar në një qendër të specializuar për shëndetin mendor dhe arsyet kryesore ishin alkooli dhe stresi, i cili vinte nga fama.

“Kit ka vendosur të pushojë pak në mënyrë që të marrë veten në lidhje me disa çështje personale,” tha një përfaqësues i Harington për Cosmopolitan. Fill pas lajmit të bujshëm, qarkulloi edhe një foto e aktorit në qendrën për kujdesin e shëndetit mendor.

(Kosova Sot Online)

Problemet e para nisën për Kit nisën pas sezonit të pestë në vitin 2015, kur Jon Snoë (Kit Harington në GoT) u vra. “Ishte një nga periudhat më të errëta të jetës sime,” u shpreh ai në një intervistë për revistën Emmy në mars. “Papritur ti bëhesh qendra e vëmendjes në serial. Është çorientuese, e çuditshme dhe e dëmshme në shumë mënyra”.

Më tej, aktori theksoi se kishte përjetuar shumë stres dhe presion nga ndjekësit, familjarët dhe miqtë, të cilët e pyesnin nëse “ishte apo jo gjallë personazhi i tij”. Siç mund ta dini, Kit-it i ishte ndaluar rreptësisht të tregonte se çfarë do të ndodhte.

Në intervista të tjera, Harington është shprehur vazhdimisht se Game of Thrones ishte e gjithë jeta e tij dhe nuk beson se mund të marrë pjesë në diçka më të madhe se vetë GoT. “E nisa 22 dhe përfundova 32. Është gjithë jeta ime aty”. Nëse një pjesë e mirë e aktorëve e nisin karrierën me projekte modeste dhe përfundojnë në seriale/filma të famshëm që rrëmbejnë çmime Oscars dhe Emmy, Kit e nisi menjëherë me një projekt të bujshëm. Fakti se shanset që një personazh i tij të tejkalojë Jon Snoë-n janë pothuajse zero dhe rrjedhimisht diçka e tillë nuk është aspak e favorshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Pas famës së papritur duke qenë një ndër protagonistët e serialit që konsiderohet si më i miri në histori, Kit e gjeti veten të papërgatitur. Sikur të mos mjaftonte, një arsye tjetër që mendohet se ndikoi negativisht në gjendjen shëndetësore është mungesa e një projekti të ardhshëm. Momentalisht emri i tij nuk është përfolur në ndonjë projekt prestigjoz.

Harington është i martuar me Rose Leslie-n, po ashtu aktore në Game of Thrones (sezoni 2,3 dhe 4). Burime të ndryshme thonë se Leslie po i qëndron afër bashkëshortit në këto momente të vështira.