Besiana Mehmedi një “Karmen” e veçantë dhe moderne

  • 04 June 2019 - 13:40
Besiana Mehmedi një “Karmen” e veçantë dhe moderne

Ditë më parë u mbajt një koncert shumë i veçantë në Teatrin”Perto Marko” me titull” Takohemi në Vlorë” Ishte iniciativë nga shoqata “Resonance” që të fillojë aktiviteti i një orkestre simfonike në Vlorën që njihet për histori, por dhe për kulturë dhe artistë të jashtëzakonshëm dhe e ftuara e vetme jashtë Shqipërie ishte profesoresha e Universitetit Besiana Mehmedi, përcjell gazeta "Kosova Sot Online".

E veçanta e koncerti ishte padiskutim pjesëmarrja e artistëve të mrekullueshëm nisur nga tenori me famë botërore Josif Gjipali që rikthehej në vendlindje, violinisti virtuoz Zeqir Sulkuqi, kompozitori Enis Mullaj, dirigjentët Thanas Çaçi e Altin Babameto.

Në program u ekzekutuan e intepretuan vepra të njohura nga Mozart, Vivaldi, Cajkovski, por në mënyrë të veçantë spikati Karmen që e solli nê mënyrë moderne e të veçantë artistja e skenës, mezosopranoja jonë Besiana Mehmedi e cila kishte përzgjedhur që interpretimin ta bëjë frengjisht e shqip.Sipas saj mesazhi i Karmenit që flet mbi forcën e dashurisë do duhej të ishte prezent në mesin tonë sepse vetëm dashuria mund ta ndryshojë botën dhe ta bëjë realitetin më të mirë.

(Kosova Sot Online)