Shumë të meta në shtatoren e Fehmi Aganit

  • 04 qershor 2019 - 16:04
Shumë të meta në shtatoren e Fehmi Aganit

 

Image
Ilir Muharremi, autori është kritik i artit

Shtatorja e akademik Fehmi Aganit ndodhet në ballë të objektit të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. U punua nga skulptori Luan Mulliqi. Ajo nuk është në gjendje të mirë, gjendja rreth hapësirës së shtatores është shumë e dëmtuar, por këtë e kanë bërë qytetarët e pandërgjegjshëm dhe nuk qëndron këtu problemi kryesor sepse kjo mund të rregullohet. Kjo skulptur tre përmasore sa ka bukuri të vëllimit? A janë ruajtur metodat tradicionale të skulpturës sepse kjo ndikon në shqisat e jashtme të të parit dhe të prekurit.

Koka e skulpturës ka një ndryshim të madh me origjinalin e figurës së shquar të Aganit. Koka ka një sintaksë të pavaruar komplet të anatomisë së turpit duke ditur se skulptura punohet me një stil të njëjtë e tëra. Ngjashmërit janë të vogla. Hunda e skulpturës dallon me atë të aganit, është më e zvogëluar, më e shkurtë, pastaj sytë, mollëzat dhe goja nuk ngjajnë dhe forma e kokës është më e zgjatur te mjekra derisa koka origjinale e veprimtarit ishte më rrumbullake. Sytë dhe gojën skulptori e ka bërë më ekspresive po ashtu edhe ballin, hundën dhe flokët. Mungon ai gjesti i buzëqeshur në fytyrën origjinale të veprimtarit. Fytyra ka mundur të ketë vitalitet në zonat më pak të lëvizshme të fytyrës.

Nëse skulptori ka tentuar ta shprehë modernen dhe stilizmin në këtë skulpturë as këto nuk janë arritur në tërësi sepse sido që të jetë ngjashmëritë e mëdha duhet të ekzistojnë kur punohen skulpturat ngaqë planifikohen për hapësirat publike e sidomos figurat e njohura. Figura duhet ta ketë atë thelbin dinamik të origjinalitetit të veprimtarit.

Pjesa e trupit, gjoksi, duart, këmbët dhe kostumi nuk janë të përfunduara, të detajuara e kjo mos të na mashtrojë duke menduar se i përket heroizmit modern. Këmbët e shkurtëra nuk kanë asnjë lëvizje, thyerje të pantollonova, njëjtë ndodh edhe me pallton e cila është krejt e drejt pa thyerje dhe detaje. Kjo nuk na prekë as fizikisht e as emocionalisht. Çfarë ndjenje krijojmë nga kjo skulpturë e papërfunduar? Duhet ende të punohet në të. Nëse skulptura do të realizohej deri në fund atëherë qëllimi do të kishte shumë emocion njerëzor do të verehej mendimtari Agani, e tërë skulptura do të na zhytë në mendime të tija.

Raporti i skulpturës me hapësirën. Edhe ato vlera minimale që i ka, i humbin sepse hapësira është shumë e madhe krahas me përmasat e vogla të shtatores. Shtatorja humbet në gjithë atë hapësirë dhe duket sikur një xhuxhë. Skulptori duhet gjithmonë të bashkëpunoj me arkitetin për ta ndriçuar veprën e tij.

(Kosova Sot Online)