James Bond “i mallkuar “,tri shpërthime gjatë xhirimeve të filmit

  • 06 June 2019 - 14:25
James Bond “i mallkuar “,tri shpërthime gjatë xhirimeve të filmit

Filmi më i fundit rreth agjentit të famshëm 007 ‘James Bond’ duket se qenka “i mallkuar”. Në fillim aktori kryesor, Daniel Craig u lëndua gjatë xhirimeve në muajin e kaluar në Xhamajka. Ai u lëndua në kavilje dhe më pas iu nënshtuar edhe një operacioni që e mbajti larg setit të xhirimeve për dy javë.

Ndërsa ditën e djeshme ato janë ndërprerë sërish. Tri shpërthime të fuqishme ndodhën gjatë xhirimeve të filmit të fundit të James Bond në Londër, ku pati edhe një person të plagosur nga stafi. Një prej shpërthimeve shkatërroi një pjesë të çatisë dhe të paktën pesë ekrane të projektimit në një kompleks me vlerë miliona paund.

Sipas ‘The Sun’ trupa po testonte një efekt skenik që përfshinte një zjarr në një laborator, por diçka shkoi keq dhe pati tre shpërthime të fuqishme. Nuk dihet ende nëse do të ndryshojë data e publikimit të filmit, e cila ishte parashikuar për në prill të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)