Tarantino ka theksuar se do të tërhiqet nga regjisura pas filmit të tij të dhjetë

  • 08 June 2019 - 08:44
Tarantino ka theksuar se do të tërhiqet nga regjisura pas filmit të tij të dhjetë

Quentin Tarantino ka angazhuar një skenarist për të punuar së bashku për adaptimin kinematografik të serisë së animuar të krijuar prej tij “Django/Zorro”, transmeton "Kosova Sot Online".

Tarantino ia ka besuar Jerrod Carmichael të shkruajë skenarin e filmin, një vazhdim i vërtetë i “Django Unchained”. Në filmin e animuar, Django vijon ekzistencën e tij si gjuetar kriminelësh për të cilët është vënë një shumë për kapjen e tyre dhe punon me një partner, Diego de la Vega, legjendari Zorro, për të liruar indigjenët lokalë nga skllavëria.

Nuk dihet se në ç’fazë është produksioni. Tarantino ka theksuar gjithnjë se do të tërhiqet nga regjisura pas filmit të tij të dhjetë.

Pas “Once upon a time in Hollywood” mbetet një gur i fundit për të kompletuar synimin.

Ps: Tarantino ka deklaruar se regjisurën e tij do ta mbyllë me 10 filma.


(Kosova Sot Online)