20 vjetori i vrasjes së Haki Misinit, i cili me grupin 'Mak' shënoi historinë e rokut shqiptar

  • 09 June 2019 - 18:25
20 vjetori i vrasjes së Haki Misinit, i cili me grupin 'Mak' shënoi historinë e rokut shqiptar

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat paramilitare serbe e kishin privuar nga jeta frontmenin e grupit "MAK", Haki Misinin, duke shuar yllin e rokut shqiptar, derisa ende i zhdukur, konsiderohet anëtari tjetër Mehmet Tupella shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E sot pas njëzet viteve nga vrasja barabare e tij nga forcat paramilitare serbe, nuk i ra ndërmend asnjë institucioni lokal në këtë rast qyteti i lindjes Mitrovica, e aq më pak qendror Qeveria e Ministria e Kulturës, ta nderojnë figurën e tij.

Image

Kujtojmë se rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në trojet shqipëfolëse, por jo vetëm.

Image

(Kosova Sot Online)