Shkolla e muzikes nga Deçani me kandidatin Arian Gogaj, vlerësohet me vend të parë në gara pianistike në Gjevgjeli

  • 12 June 2019 - 19:34
Shkolla e muzikes nga Deçani  me kandidatin Arian Gogaj, vlerësohet me vend të parë në gara pianistike në Gjevgjeli

Ende po mbahet edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar për piano në Gjevgjeli.

Anëtarët e jurisë nga Sërbia dhe Kroacia me datë 11 qershor dëgjuan 30 kandidat në kategorinë 7-9 vjecare ku i vetmi kosovar pjesëmarrës ishte nga Kosova dhe shkolla e muzikës”Ardhmëria” nga Deçani me drejtor Shkodran Tolaj dhe profesoreshë Besiana Mehmedin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arian Gogaj ishte kandidati i cili garoi me Program: Arabeska nga Burmiler Andante nga Kruger Ninulla nga Frahri Beqiri Me 95 pikë u vlerësua ekzekutimi i tij duke marrë kështu vendin e parë.

Ky çmim është sukses për Arianin i cili në një kohë rekord mësoi program për këto gara që janë shumë stimuluese për nxënës por dhe sukses për shkollën e muzikës “Ardhmëria”nga Deçani të cilën tash tre vite e gjysëm e menaxhojmë dhe kemi rezultate të vazhdueshme si në fushën e këndimit, ashtu dhe në atë pianistike.Fitorja më e madhe është që në Decan po dalin pianistët e parë të vegjël si Ariani që uroj të vazhdojnë këtë rrugë duke u bërë dhe pianistët profesionistë të parë të qytetit” tha profesoresha Besiana Mehmedi.

(Kosova Sot Online)