Kosova vuan nga kitschi i skulpturave

  • 12 June 2019 - 21:37
Kosova vuan nga kitschi i skulpturave

Në Kosovë si duket disa nga artistët nuk janë të aftë t’i shprehin gjendjet shpirtërore të njerëzve heronj, të cilët dhanë vërtetë jetën për këtë vend. Kryeqyteti si dhe qytetet e tjera janë të mbushura me skulpura. Sa i plotësojnë kriteret si nga ana estetike po ashtu edhe historike, biografike? Sa i afrojnë me karakteret origjinale? Sa janë moderne apo kanë një realizëm socialist?

Ana teorike, format moderne të tyre me praktikën e kohës, detajet kanë probleme të mëdha profesionale. Ilir Muharremi , kritik i artit këto skulptura i quan fyese ndaj figurave të njohura duke filluar nga Adem Jashari, Bill Clinton, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Ismail Qemali, e shumë të tjera. “ Kosova është bërë si kazan shtatoresh kitsch të punuara dobët dhe kjo është fyerje e rëndë për figurat e mëdha si Adem Jashari, Bil Clinton... Ku qëndron problemi? Mendoj se skulptorët e talentuar nuk mund t’i afrohen këtij tregut kitsch. Skulptorët fare nuk ja përngjajnë me figurën origjinale kur dihet se karakteri, gjesti duhet të jenë të sakta me figurën.

Nuk po e gjykoj atë me qenë si fotografia sepse ajo i ka ngjyrat, por karakteri. Problem tjetër është se te ne arti real anashkalohet si arsye diçka e vjetëruar, por unë mendoj talenti ju mungon shumë skulptorëve”, thotë Muharremi për "Kosova Sot Online".

Në vazhdim po ju sjellim disa skulptura të dobëta dhe fotografitë origjinale personaliteteve të.


(Kosova Sot Online)