Piktor i peizazhit dhe i figuracionit

  • 18 June 2019 - 14:47
Piktor i peizazhit dhe i figuracionit
Prof. Dr. Hivzi Muharremi /

Ekspozita

Me rastin e ekspozitës vetjake të piktorit Edi Kojani, titulluar Kthim në Vendlindje, i cili kohë më parë në Shtëpin e Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës hapi ekspozitën, kryesisht me përjetimet artistike nga Vlora, por edhe nga Saranda deri në Valbonë.

Me rastin e ekspozitës vetjake të piktorit Edi Kojani, titulluar Kthim në Vendlindje, i cili kohë më parë nëShtëpin e Ismail Kadare në qytetine Gjirokastrës hapi ekspozitën, kryesishtme përjetimet artistike nga Vlora, por edhe që nga Saranda deri në Valbonë.

I lindur në Vlorë më 1960. Mbaron studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa në vitin 1985 diplomohet Piktor – grafist në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë.

Që nga viti 1985 është pjesmarrës në të gjitha ekspozitat Kombëtare e lokale.

Është laureat i disa cmimeve. Kjo është ekspozita e trembëdhjet vetjake e piktorit Kojani.

Punon në Liceun e Artit në Vlorë dhe është bashkëpunetor i jashtën në Universitetin “Ismail Qemaili”- Vlorë.

Edi Kojani “Tre gurshi uji i ftoht”

Para artdashësve të qytetit të Gjirokastrës, piktori akademik Edi Kojani prezantohet me tablotë e ciklit të fundit të peizazheve dhe kompozimeve, ku gjithnjë dominon ambienti dhe hapësira me imazhe autoktone të nënqiellit bregdetar me një kolorit të ngrohtë ku e shpërfaq strukturën e ngjyrave me shkallëzime tonike të theksuara e vecanërisht kjo spikatë gjatë implementimit të dritës natyrale pleneriste e cila me reflekset e saja jo vetëm që e akcenton imazhet e realizuara sipas konceptit të autorit, por gjithnjë e më shumë futet në brendin e sfondit kompozicional duke e vërë në spikamëkëto dy elemente: ngjyrën dhe dritën natyrale pleneriste. Raport, ky kolorist që në disa tablo qëndron si kontrast i planit të parë kompozicional me ngërthim të hijeve si refleksion i intenzitetit të lartë të dritës natyrale që shpërthen nga qendra e sfondit të ngjyrës së bardhë në peizazhin me imazhe të shtëpive të frymës orientale arkitektonike– gjirokastriane, “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër.

Pra, në këtë tablo të peizazhit autori me një sens maestral e vë në spikamë raportin kontrastiv të ngjyrave me shkallëzime drejtë tonaliteteve të bardha nga epiqendra e kompozicionit e deri të qielli transparent dhe subtil i cili harmonizohet me planin e parë e cila qëndron si hija e refleksioneve ndricuese.Lirisht mund të themi se në këtë dikitomi mbarshtrohet e tërë opusi krijues i piktorit, ku drita dhe ngjyra bëhen pjesë përbërse e kompozimit. Dashur e padashur, piktori, Kojani ka qenë i mishëruar me këto imazhe, motive nga një ambient i shkelqyer i cili përvec këtyre dhuntive të dhuruara nga natyra është frymëzuar edhe me imazhe e motive nga trashëgimia kulturo-historike e qytetit antik, ku në cdo pjesë të ambientit, mund të venerohen dhe të përjetohen në shpirtin e artistit dhe të atyre të cilët për një kohë të shkurtër qëndrojnë pranë bukurive të këtyre imazheve nga qyteti piktotesk të Aulonës së lashtë (Vlorës), e deri tek imazhet dhe motivet nga nënqielli i Sarandës dhe Valbonës.

Andaj, një brumosje e tillë me një nduarnduarshmëri të motiveve nga natyra dhe nga gjurmat e kulturës së lashtë që nga Iliria e deri me sot, kanë ndikuar edhe në shpirtin suptil e poetik të piktorit Edi Kojani që të na dhuroi një opus të gjerë të veprave artistike me motive dhe imazhe shumë të bujshme nga nënqielli mediteran i qytetit dhe vendeve të tjera nga pjesa jugore e bregdetit shqiptar.

Refleksionet e dritës gjithnjë natyrale- pleneriste në një anë, dhe tëngjyrave me tonalitete intenzive të ciltëra, të pastërta, me levizje të përshpejtuar të penelit në anën tjetër janë karakteristikat parësore që shpërfaqen në tablotë e artistit nga paralagjet e qyteteve, nga imazhet bregdetare e deri të peizazhet dhe figuracionioni kompozicinal i cili është pjesë përbërse e krijimtarisë artistike të piktorit Edi Kojani.

Përmes imazheve të pikturave të artistit, tek vrojtuesi paraqitet emocioni i njohjës për diten e bukur e të ngrohtë verore, fushat dhe ambientet e bleruara, perëndimin e përflakur të diellit në bregdet, me anijet e vogla me vela, me lundra që u kanë shërbyer për defrime gjatë ahengjeve të piknikut në këto peizazhe dhe ambiente te jashtëzakonshme nga nënqielli bregdetar të detit adriatik dhe jon me të cilët autori, padyshim, ishte i frymëzuar dhe mishëruar me një ambient të tillë të frymës mediterane dhe poetike.

Andaj, gjitha këto imazhe të krijimtarisë artistike të pikorit korrespondojnë me një gjuhë figurative si për nga shprehja e dufit impresionist, postimpresionist, ekspresiv si dhe me primesa të artit modern si për nga shprehja figurative, po ashtu edhe në trajtimin e spektrit koloristik i cili arrinë ta krijon stilin e vet, vetanak gjatë trajtimit të këtyre elementeve kompozicionale.

Heqjet e shkurtëra, të shpejta të penelit më së miri mund të kundrohën në imazhet e parapjesëve të detit, te plazhi apo të paralagjet e qyteteve bregdetare e të tjera. Ku përmes ngjyrave të pastra, të kërkuara dhe të studiuara, piktori i jep një shkëlqim dhe vibrim (dridhërim) tërë kompozimit.

Në mesin e veprave të imazheve të lartëcekura, spikat Portreti i Ismail Kadares, të cilin piktori me devocion dhe përkushtim të madh e ka realizuar.Akcentin kryesor tek portreti autori e përqendron në intelektualizmin e gjeniut, të madhit Kadare. Portreti i Kadares i realizuar në strukturën e sfondit kompozicional shpërfaq një frymë krejt më ndryshe nga reaizimet standarde të portreteve, është një qasje e një fryme më moderne ku harmonizimi i elementeve të ngjyrës dhe formës me vet hapësirën e spikasin vecantinë figurative të portretit.

Fryma e introduktit ekspresiv reflekton në tablon “Zbatica”, ku figurat e fëmijve asocojnë në silueta dhe janë të transponuara në një atmosferë metafizike bregdetare, me lëvizje të penelit të ngjyrave ekspresive me fokusim drite nga mesi i sfondit kompozicional.

Në mesin e veprave të ekspozuara duhet vecuar edhe ; “Tre gurshi uji i ftohtë”, Vlorë, “Fiqtë e detit Tragjas”, Vlorë, “Vjeshta në Korcë, “Bregdet”, Vlorë, “Gjirokastra” etj.

fund do thënë se kjo ekspozitë para dashamirëve të artit gjirokastrit, nga autori Edi Kojani, vlonjat, me origjinë gjirokastrite hapet pas 5 viteve, nga ajo që ishte hapur në kalanë e qytetit, kryesisht me vepra kushtuar motiveve dhe imazheve të Gjirokastrës. Ekspozita ka zgjuar interesim të madh para artdashësve gjirokastrit dhe më gjerë.

(Kosova Sot Online)