Lexoni edhe:
Nga pushimet në Europë, aktorja e njohur publikon foton më të ëmbël familjare
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi dhe ka nisur procedurat për realizimin e saj. Është hapur edhe tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë. Hapësira për shtateoren e bacës Adem duhet të jetë afër objekteve shtetërore e kulturore, prandaj nuk po e kuptoj pse duhet të jetë rrethrrotullimi i spitalit?
Nga pushimet në Europë, aktorja e njohur publikon foton më të ëmbël familjareLexoni edhe:
Këto duhet të jenë kriteret për punimin e shtatores së Adem Demaçit:
Shtatoret, të cilat vendosen në hapësira publike, duhet të jenë shumë të kujdesshme, veçanërisht nëse i krijojmë fytyrat e njohura historike, politike ose figurat që kanë dhënë kontribut të madh për shoqërinë dhe vendin. Arsyeja është se gjeneratat e reja dhe të ardhme duhet ta kenë imazhin e saktë të figurës, të mos krijojnë konfuzion ose hamendje për një figurë të njohur. Vetë fjala shtatore, nga latinishtja, ka kuptimin e rikujtimit dhe ky rikujtim duhet të jetë shumë i kthjellët.
Kriter tjetër është ngjashmëria fizike (origjinaliteti) me personazhin; psikologjia e personazhit të jetë pothuajse identike me figurën, shkruan "Art Critic".
Pjesa tjetër janë proporcionet, vijat dhe krijimi i mendimit të përplasjeve të hijeve në hapësirë.
Kriter tjetër është hapësira ose bashkëpunimi me arkitektin, ngaqë shumë shtatore duken të shëmtuara shkaku i hapësirës.
Kriteri përfundimtar është ana kompozicionale.
(Kosova Sot Online)